By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – nën hetim një shtetas zviceran për pastrim parash
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – nën hetim një shtetas zviceran për pastrim parash
Lajme

Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – nën hetim një shtetas zviceran për pastrim parash

Momenti
Published: May 19, 2026

Gjatë një kontrolli rutinor në pikën kufitare të Buchsit në kantonin St. Gallen, punonjësit e Zyrës Federale për Doganat e Sigurinë Kufitare kanë konfiskuar një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Një shtetas zviceran 50-vjeçar, i cili po udhëtonte me tren nga Salzburgu i Austrisë drejt Zürichut, u kap me gjithsej 356’000 euro. Paratë ishin të shpërndara në disa zarfe, njofton gazeta Blick.

Në momentin e ndalimit, i dyshuari fillimisht deklaroi se nuk kishte me vete as mallra dhe as para të gatshme, duke pretenduar se po udhëtonte pa bagazh.

Megjithatë, gjatë kontrollit në vagon, zyrtarët kufitarë zbuluan një çantë të fshehur nën ulëse. Brenda saj u gjetën pesë zarfe të mbyllura dhe një kuletë, të mbushura me shumën e madhe të parave.

Pas zbulimit të parave, 50-vjeçari ndryshoi dëshminë duke thënë se thjesht po transportonte shumën me porosi të një personi tjetër.

Pasi shpjegimet e tij mbi origjinën dhe qëllimin e përdorimit të këtyre parave rezultuan kontradiktore dhe të pabesueshme, autoritetet ngritën dyshime të bazuara për veprime që lidhen me pastrimin e parave ose financimin e terrorizmit.

Shuma e parave të gatshme u konfiskua menjëherë nga autoritetet, ndërsa hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit i kanë kaluar Policisë Kantonale të St. Gallenit.

Në Zvicër, ligji nuk parashikon ndonjë limit për sasinë e parave të gatshme që mund të futen brenda shtetit. Megjithatë, çdo person që mban me vete shuma më të mëdha se 10’000 franga zvicerane është ligjërisht i detyruar që, pas kërkesës së autoriteteve, të jetë në gjendje të provojë origjinën e parave, pronarin e tyre legjitim si dhe qëllimin e përdorimit. /Telegrafi

The post Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – nën hetim një shtetas zviceran për pastrim parash appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?