By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?
Lajme

Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

Momenti
SHARE

Në vend që të flitet për shefin e arrestuar të policisë së Beogradit, akuzat drejtohen ndaj Malit të Zi.

Ndërsa publiku pret përgjigje pas arrestimit dhe shkarkimit të drejtuesit kryesor të policisë në kryeqytetin e Serbisë, presidenti i këtij vendi akuzon Malin e Zi se ka “importuar” klane narkotike në Serbi.

Këto pretendime të Aleksandar Vuçiqit, deri më tani, nuk janë komentuar nga Podgorica zyrtare.

As Qeveria e Malit të Zi dhe as Ministria e Brendshme e këtij vendi nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

E, zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Malit të Zi, Nikolla Zirojeviq, i ka vlerësuar këto deklarata si të papërshtatshme.

“Nëse e pyetni Vuçiqin, ne të gjithë në Mal të Zi jemi serbë, vetëm kriminelët janë malazezë dhe vijnë nga Mali i Zi”, ka thënë ai.

Ky deputet i opozitës nga Socialdemokratët ka konsideruar se pyetja më e rëndësishme është se “pse dikush nga cilido shtet e sheh Serbinë si terren të përshtatshëm për t’u marrë me krim”.

“Dhe, mendoj se përgjigjja për këtë pyetje duhet kërkuar brenda kufijve të Serbisë, përkatësisht nga pushteti ekzekutiv në Serbi”, ka thënë Zirojeviq.

Çfarë është thënë për arrestimin e Milliqit?

Vesellin Milliq ka qenë në një nga pozicionet më të larta drejtuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) kur është arrestuar.

Ai dyshohet se ka fshehur vrasjen e një burri, të cilin mediat e lidhin me një grup kriminal në Beograd.

Ai është vrarë në një restorant në Beograd, ku ka qenë edhe Milliq.

Përveç këtij të fundit, janë arrestuar edhe tre policë.

Prokuroria dyshon se Milliq ka qenë në restorant në shoqëri të dy personave të dyshuar për vrasjen dhe se ai e ka telefonuar viktimën, duke i propozuar që të shkonte për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre.

Po ashtu, thuhet se i ka sugjeruar që të mos shkonte i shoqëruar nga sigurimi i tij.

Gjatë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, një ditë pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vuçiq nuk ka dhënë më shumë detaje për rolin e Milliqit, por ka folur për klanet kriminale malazeze.

Avokati dhe ish-ministri i Policisë serbe, Bozho Prelleviq, vlerëson se deklaratat e Vuçiqit për Malin e Zi janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga ajo që ka ndodhur në Beograd.

“… që në një restorant, i cili pothuajse është i mbyllur për publikun, ka ndodhur një vrasje e rëndë, që trupi ka humbur dhe që janë arrestuar pjesëtarë të MUP-it”, thotë Prelleviq për Radion Evropa e Lirë.

Trupi i të vrarit ende nuk është gjetur, ndërsa në kërkime, sipas njoftimeve të autoriteteve, është përfshirë edhe ushtria.

Për çfarë e akuzon Vuçiq Malin e Zi?

Pa e lidhur drejtpërdrejt me rastin ku është i përfshirë shefi i policisë së Beogradit, Vuçiq, më 16 maj, ka bërë një sërë akuzash ndaj Malit të Zi.

“Na e vranë gjysmën e shtetit. Nuk janë fshatrat Shkalari dhe Kavaçi afër Beogradit, por ju na e importuat këtë të keqe këtu”, ka thënë ai.

Klani i Kavaçit dhe ai i Shkalarit janë dy grupe kriminale rivale nga zona e Kotorrit në Mal të Zi, konflikti i të cilave zgjat që nga viti 2014, kur në Valencia është zhdukur një ngarkesë me kokainë.

Që atëherë, në përplasjet mes tyre në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe vendeve të tjera janë vrarë më shumë se 70 persona.

Këto grupe lidhen me trafik ndërkombëtar droge, vrasje dhe vepra të tjera penale.

Radoje Zvicer konsiderohet si një nga udhëheqësit e klanit famëkeq të Kavaçit dhe ndodhet në listën e 50 personave më të kërkuar në Evropë.

Që nga viti 2020, kur është plagosur rëndë në Kiev, çdo gjurmë e tij ka humbur.

Në krye të klanit të Shkalarit ka qenë Jovan Vukotiq, i cili është vrarë në vitin 2022 në Stamboll.

Gazetari hulumtues serb, Vuk Cvijiq, thotë se grupet kriminale vështirë mund të ndahen mbi baza kombëtare, sepse janë të përziera dhe bashkëpunojnë mes vete.

“Këtë e shohim edhe nga rastet që kanë përfunduar me vendime të formës së prerë, si në rastin e Darko Shariqit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Shariq, shtetas serb që nga viti 2005, por i lindur në Mal të Zi, është dënuar në Beograd për kontrabandë të më shumë se pesë tonëve kokainë.

Cvijiq thotë se kriminelët nga Serbia dhe Mali i Zi kanë pasaporta të të dyja shteteve.

“Ata nuk do të gjendeshin në Serbi nëse nuk do të ndiheshin të sigurt këtu”, shton ai.

Dikur, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është zvogëluar veprimtaria e grupeve kriminale nga Mali i Zi në Serbi.

“Për shumë vite, grupet kriminale shfrytëzonin Beogradin dhe Serbinë për përplasje të ndërsjella. Por, ne i kemi prerë degët e oktapodit kriminal malazez dhe veprimtaria e tij në Serbi është zvogëluar”, ka thënë Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë në tetor të vitit 2024.

Daçiq nuk është deklaruar publikisht që nga arrestimi i shefit të policisë së Beogradit.

Roli i pretenduar i Millosh Medenicës

Vuçiq ka deklaruar, po ashtu, se disa pretendime për vrasjen në Beograd janë duke u publikuar në rrjetin social X nga Millosh Medenica, një person në arrati nga Mali i Zi.

Besueshmëria e këtyre videove, megjithatë, nuk është konfirmuar nga Radio Evropa e Lirë.

“Këtë e tha ky kriminel i dënuar me vendim gjykate, përsëri nga Mali i Zi, të cilin, sipas të dhënave tona të inteligjencës, aktualisht e mbron klani i Kavaçit dhe e mban në territorin e Malit të Zi”, ka thënë Vuçiq.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse policia malazeze ka informacione për Millosh Medenicën, siç ka pretenduar Vuçiq, apo nëse ka verifikuar origjinën e videove.

Më herët, policia e Malit të Zi ka deklaruar se videot, të cilat janë publikuar disa herë në rrjetet sociale pas arratisjes së Millosh Medenicës, janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, edhe pse ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për këto pretendime.

Medenica është dënuar në janar në Mal të Zi me dhjetë vjet burg për krim të organizuar.

Pas këtij vendimi, ai është arratisur nga arresti shtëpiak dhe ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.

Edhe nëna e tij, Vesna Medenica, ish-kryetare e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, është dënuar me dhjetë vjet burg.

Përplasje në 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi

Avokati Prelleviq vlerëson se akuzat ndaj Malit të Zi, i cili këtë muaj shënon 20 vjet prej ndarjes nga bashkësia shtetërore me Serbinë, janë bërë për qëllime elektorale.

“A janë tani problem kroatët, malazezët, maqedonasit? Duhet të hidhet një bombë tymi dhe dikush të japë shpjegime”, thotë ai.

Prelleviq konsideron se është domethënëse edhe sjellja e tabloidëve proqeveritarë në rastin e ish-shefit të policisë së Beogradit.

“Kur ndodhi kjo, heshtje në tabloidët shtetërorë, që do të thotë se nuk u lejuan të shkruajnë. Pastaj, [Vuçiq] tha diçka për malazezët dhe ata menjëherë filluan të shkruajnë për këtë”, thotë ai.

Vuçiq, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, ka bërë deklarata të ashpra ndaj këtij vendi dhe ka refuzuar të marrë pjesë në festime.

“E dua Serbinë më shumë se çdo gjë në botë dhe të festoja diçka të tillë, do të më vinte turp dhe do të pështyja mbi veten dhe mbi popullin tim”, ka deklaruar ai më 14 maj.

Ministria e Punëve të Jashtme e Mal it të Zi i ka vlerësuar këto deklarata si politikisht të papërgjegjshme./REL/

The post Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sulmet ruse mbi Ukrainën, ekipet e shpëtimit nxjerrin viktimat nga rrënojat e apartamentev në Kiev
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e ministres Pirdeni
Fruthi mund ta bëjë trupin të “harrojë” imunitetin: Çfarë është amnezia imunologjike
Hajdar Beqa: Incidenti i sotëm në Skenderaj me skenar të Albin Kurtit
Pusiq: Nëse Mali i Zi dështon të anëtarësohet në BE, do ta humbë pavarësinë
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Biserko: Vuçiq nxit tensionet mes konceptit të “botës serbe”, përpiqet të ‘ruajë ndikimin’ në rajon përmes destabilizimit të fqinjëve
Lajme

Biserko: Vuçiq nxit tensionet mes konceptit të “botës serbe”, përpiqet të ‘ruajë ndikimin’ në rajon përmes destabilizimit të fqinjëve

Momenti
Momenti
May 18, 2026
Si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme?
Suspendohen një polic dhe një police në Mitrovicë të Veriut për sjellje diskredituese
Kjo është gjendja e 18 minatorëve të ngujuar në “Trepçë”
Dy persona rrihen në Veternik, policia konfirmon rastin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?