By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kishte kryer tri vrasje – i dënuar në Shqipëri me 25 vjet burgim, ndërkaq në Belgjikë me burgim të përjetshëm, arrestohet shtetasi shqiptar në Ohio të SHBA-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kishte kryer tri vrasje – i dënuar në Shqipëri me 25 vjet burgim, ndërkaq në Belgjikë me burgim të përjetshëm, arrestohet shtetasi shqiptar në Ohio të SHBA-së
Lajme

Kishte kryer tri vrasje – i dënuar në Shqipëri me 25 vjet burgim, ndërkaq në Belgjikë me burgim të përjetshëm, arrestohet shtetasi shqiptar në Ohio të SHBA-së

Momenti
Published: May 19, 2026

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtetasi shqiptar Sokol Hoxha, i dënuar në Shqipëri, me 25 vjet burgim, dhe në Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për vrasje.

Policia njofton se 51 vjeçari Hoxha është i dënuar për tri vrasje, dy në Shqipëri dhe një në Belgjikë.

Your browser does not support the video tag.

“Operacioni u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit”, thuhet në njoftim.

I arrestuari, në muajin mars 1997, vrau 2 vëllezër, në Patos, dhe 5 muaj më pas, vrau në Belgjikë, një shtetase shqiptare, të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Your browser does not support the video tag.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si ‘Njësia e përbashkët e shërbimeve investiguese’, e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë), Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit, homologëve të tyre në Uashington, Mançester dhe Bruksel, Marshallëve Amerikanë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA, në kuadër të operacionit të koduar Globi’, u arrestua në Ohio, shtetasi shqiptar i kërkuar që prej vitit 1997 Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier”, thuhet në njoftim.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Policia e Shtetit po punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, për ta kthyer këtë të arratisur për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri. /Telegrafi/

You Might Also Like

Numërohen mbi 40% të votave, këto janë 5-shet e para të partive
Rashiq: Shumica e votave tona erdhën nga komuniteti serb, mbështetja jonë në veri po rritet
Mësimi nga dhjetori, KQZ e çoi një udhëheqës të ri të Qendrës së Numërimit në Prizren
Arrest shtëpiak për komisionerin e LDK-së në Prizren, ai i PDK-së refuzoi ta lajmërojë policinë
Ramabaja: Profesori dhe politologu po votohen më pak se hoxha, vetëdija politike nuk është në nivel

You Might Also Like

Kabashi: Disa figura të VV-së u ndëshkuan nga elektorati, ka nis shoqëria me u lodh me polarizime
Lajme

Kabashi: Disa figura të VV-së u ndëshkuan nga elektorati, ka nis shoqëria me u lodh me polarizime

June 10, 2026
Me asistimin e FBI-së, arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar dhe financim të terrorizmit 
Lajme

Me asistimin e FBI-së, arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar dhe financim të terrorizmit 

June 10, 2026
Ramabaja i thotë se “është me kokë të shekullit të 15-të”, i përgjigjet Lushtaku: Ma mirë me Skënderbeun sesa në fantazitë ideologjike
Lajme

Ramabaja i thotë se “është me kokë të shekullit të 15-të”, i përgjigjet Lushtaku: Ma mirë me Skënderbeun sesa në fantazitë ideologjike

June 10, 2026
PDK në Prizren mori pak mbi 12 mijë vota, Totaj analizon faktorët e rezultatit
Lajme

PDK në Prizren mori pak mbi 12 mijë vota, Totaj analizon faktorët e rezultatit

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?