By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria shënon anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria shënon anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Lajme

Shqipëria shënon anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

Momenti
SHARE

Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vendi humbi sërish popullsi, raporti mes djemve dhe vajzave në lindje mbetet mbi nivelin që konsiderohet biologjikisht normal. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri lindën 12.094 djem dhe 11.216 vajza, ose 108 djem për çdo 100 vajza. Vetë raporti thekson se norma natyrale është 105.

Devijimi bëhet edhe më i fortë në lindjet e katërta e më tej. Sipas tabelës së INSTAT, në këtë kategori raporti arrin në 113 djem për 100 vajza, ndërsa edhe te lindja e parë dhe e tretë raporti mbetet mbi normalen biologjike.

Në të njëjtin raport, INSTAT evidenton se numri total i lindjeve në vend ra në 23.310 në vitin 2024, me 307 lindje më pak se një vit më parë. Indeksi sintetik i fekonditetit mbetet në 1.64 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2.1 që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin natyral të popullsisë.

Raporti gjinor në lindje është një nga treguesit më të ndjekur nga organizatat ndërkombëtare, pasi në shumë vende devijimet e vazhdueshme mbi normën biologjike janë lidhur historikisht me preferencën për djemtë. Shqipëria është përmendur prej vitesh në analiza demografike ndërkombëtare si një nga vendet e Ballkanit ku ky raport ka qëndruar vazhdimisht mbi mesataren natyrale.

Marsida Simo, sociologe, thotë për Monitor se, në vende ku ky fenomen ka qenë i fortë, si Kina apo India, është parë se një pjesë e burrave mbeten jashtë krijimit të familjeve, duke ndikuar te lindshmëria, konsumi familjar dhe stabiliteti social. Sipas saj, për Shqipërinë kjo bëhet edhe më problematike sepse lidhet me dy kriza që po ndodhin paralelisht: rënien e lindjeve dhe emigracionin masiv të të rinjve.

Raporti i INSTAT vjen në një moment kur struktura demografike e vendit po ndryshon me shpejtësi. Popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.36 milionë banorë në fund të vitit 2024, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç vijon të rritet dhe emigracioni neto mbetet negativ për të dy gjinitë. / Monitor

The post Shqipëria shënon anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

MPJ: Maqedonia e Veriut do të hapë ambasadë në Lituani
Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet
Trump flet nga “Air One” gjatë kthimit nga Kina: Do të isha dakord me një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit
Trump thotë se “numri dy” i ISIS’it u vra nga forcat amerikane dhe nigeriane
Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
“Ka marrëveshje për provimin e jurisprudencës”, Mexhiti thotë se çështja zgjidhet brenda 3 muajve, Ajdari shprehet skeptike
Lajme

“Ka marrëveshje për provimin e jurisprudencës”, Mexhiti thotë se çështja zgjidhet brenda 3 muajve, Ajdari shprehet skeptike

Momenti
Momenti
May 19, 2026
Shteti ku hienat “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit
​A do të përjashtohet Spiropali nga PS, ja si përgjigjet Erion Braçe
Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, dyshohet për një viktimë
Rikthehet qarkullimi në kufirin me Maqedoninë e Veriut, kontrollet po kryhen manualisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?