By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Katër viktima nga aksidentet në Kosovë brenda 24 orëve, dhjetëra të lënduar në disa qytete
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Katër viktima nga aksidentet në Kosovë brenda 24 orëve, dhjetëra të lënduar në disa qytete
Lajme

Katër viktima nga aksidentet në Kosovë brenda 24 orëve, dhjetëra të lënduar në disa qytete

Momenti
Published: May 19, 2026

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar katër aksidente trafiku me fatalitet, 19 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. Si pasojë e këtyre rasteve, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Një nga aksidentet fatale ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt, ku janë përplasur dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një burrë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Your browser does not support the video tag.

Një tjetër aksident me pasoja tragjike është raportuar në fshatin Dollc të Klinës. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke pësuar lëndime fatale. Në të njëjtin aksident janë lënduar edhe katër persona të tjerë. Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident ku janë përfshirë tri automjete. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Po ashtu, një person tjetër ka ndërruar jetë në QKUK pas disa ditësh trajtimi mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 7 maj në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Përveç aksidenteve me fatalitet, policia ka raportuar edhe raste të tjera me të lënduar. Në fshatin Prekallë të Istogut, një grua ka pësuar lëndime trupore pas përplasjes së dy veturave, ndërsa në rrugën “Hysen Rexhepi” në Prizren është raportuar një aksident me dëme materiale mes dy automjeteve.

The post Katër viktima nga aksidentet në Kosovë brenda 24 orëve, dhjetëra të lënduar në disa qytete appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese
Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?
Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit

LEXO GJITHASHTU

Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik
Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik
TOP Momenti
Mitologjia e “Gjyqit të kafes” dhe dështimi i dekomunistizimit
Mitologjia e “Gjyqit të kafes” dhe dështimi i dekomunistizimit
TOP Momenti
Kërkohej për dhunim, ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
Kërkohej për dhunim, ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
TOP Momenti
Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë, thotë Shala
Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë, thotë Shala
TOP Momenti
“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër
“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksioni i Rinisë së PDK’së: Tre shkelësit e Kushtetutës, fotografia e Haxhiut, Kurtit e Deharit ngjitet në dyert e Kuvendit
Lajme

Aksioni i Rinisë së PDK’së: Tre shkelësit e Kushtetutës, fotografia e Haxhiut, Kurtit e Deharit ngjitet në dyert e Kuvendit

August 15, 2026
Foto e spiunit të BIA me Kurtin, reagon Manxhuka: S’e bëjmë detektorin e askujt, e përgëzojmë AKI’në që po i zbulon
Lajme

Foto e spiunit të BIA me Kurtin, reagon Manxhuka: S’e bëjmë detektorin e askujt, e përgëzojmë AKI’në që po i zbulon

August 15, 2026
A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?
Lajme

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?

August 15, 2026
Digjet një stallë dhe një shtëpi në Planjan të Prizrenit
Lajme

Digjet një stallë dhe një shtëpi në Planjan të Prizrenit

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?