By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin
Lajme

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Momenti
Published: May 19, 2026

Kur përmend Mykhailo Fedorov, përmend luftën hibride. Ai nuk ka veshur kurrë uniformë dhe nuk ka kryer shërbimin ushtarak. Në të kaluarën ka qenë sipërmarrës në marketingun teknologjik dhe ministër i Transformimit Digjital. Megjithatë, në moshën 35-vjeçare, ai drejton Ministrinë e Mbrojtjes të një vendi që ndodhet në luftë prej më shumë se katër vitesh.

I ardhur në qeveri pas largimit të këshilltarit kryesor të presidentit Andriy Yermak dhe riformatimit të kabinetit, sipas zërave, ishte vetë Fedorov ai që i sugjeroi Zelenskyt largimin e tij. Ministri i ri i bëri menjëherë të qarta synimet e tij, duke sjellë me vete një ekip të rinjsh, këshilltarësh, analistësh të të dhënave dhe madje edhe një tavolinë ping-pongu në korridore. Më shumë një startup sesa një shtab ushtarak.

Dronë, sensorë, sisteme autonome, inteligjencë artificiale, të dhëna të mbledhura dhe të ripërpunuara pothuajse në kohë reale për të korrigjuar gabimet dhe për të rritur efektivitetin. E ardhmja e konfliktit nuk kalon vetëm përmes rezistencës, por përmes aftësisë për të qenë inovator më shpejt se armiku. Me një objektiv të deklaruar që bie në sy për ftohtësinë e tij, rritjen sistematike të humbjeve ruse.

E thënë më qartë, lufta shndërrohet në “shkatërrim të targetuar” dhe synimi i ri është kalimi nga rreth 35 mijë humbje mujore të shkaktuara Moskës, mes të vrarëve dhe të plagosurve, në mbi 50 mijë.

Një “evangjelist i luftës moderne”, e cilëson New York Times në një profil të gjatë kushtuar atij. Një anti-burokrat që përfaqëson një alternativë ndaj trashëgimisë sovjetike që ende ndihet në repartet ushtarake ukrainase.

Nëse lufta bëhet matematikë e konsumimit, ministri heq xhaketën, vesh bluzën sportive dhe shndërrohet në një menaxher të vendosur në krye për të realizuar një tranzicion të detyruar. Ukraina nuk mund ta mposhtë Rusinë me numra, ndaj duhet të përpiqet ta mposhtë me shpejtësi, përshtatje dhe teknologji. Elementi kyç bëhen dronët e lirë dhe të sakrifikueshëm, automatizimi, softuerët ushtarakë, arkivat video për trajnimet e modeleve të inteligjencës artificiale dhe integrimi i vazhdueshëm mes atyre që luftojnë në front, zhvilluesve dhe vendimmarrësve.

Por lufta nuk është një platformë digjitale. Dhe pikërisht këtu qëndron nyja politike e Fedorov. Nga njëra anë është ministri që viziton panaire dronësh, pyet zhvilluesit nëse një mjet fluturues “mund të jetë më i madh”, mat rezultatet dhe mendon me cikle të shpejta.

Nga ana tjetër, janë gjeneralët dhe komandantët, disa të formuar në epokën sovjetike, të cilët përballen ende me llogoret, sulmet, humbjet, logjistikën, kohën e gjatë dhe zinxhirët komandues, që nuk mund të reduktohen në një panel kontrolli.

Kur BBC bëri të ditur se një nga vendimet e para ishte futja e një sistemi pikësh që shpërblente efektivitetin e njësive të dronëve, polemikat ishin të shumta, edhe për efektin e “gamifikimit” të luftës që sillte ky mekanizëm.

Megjithatë, jo të paktë janë ushtarët e Kievit që mbrojnë logjikën e tij. “Shpërblimi përkthehet në armë të reja për njësinë që punon më mirë, është një qasje meritokratike”, shpjegoi një operator droni 25-vjeçar gjatë një nate në pozicionet ushtarake në Kherson.

E njëjta qasje vlen edhe për një nga frontet më delikate për Kievin: mobilizimin dhe ruajtjen e efektivëve ushtarakë. Misioni i tij është të përshpejtojë vendimmarrjen dhe të reformojë strukturën ushtarake. Fedorov, në muajt pas emërimit, shtyu përpara një rishikim të gjerë të sistemit të mobilizimit, duke u fokusuar veçanërisht te digjitalizimi i procedurave dhe reduktimi i burokracisë. Sipas ministrisë, rreth 90% e zgjatjeve tashmë përpunohen automatikisht, pa javë pritjeje, dokumente të reja apo vizita në zyrat e rekrutimit.

Problemet e evidentuara më të vështira mbeten kohëzgjatja në front, vështirësitë për hyrje dhe dalje nga vijat e luftës, logjistika nën sulmet e dronëve, mungesa e ushtarëve, cilësia e trajnimit dhe morali.

Për t’iu përgjigjur kritikëve dhe atyre që e akuzojnë se nuk ka kryer shërbimin ushtarak, Fedorov thekson natyrën personale të përfshirjes së tij në luftë. Ai ka lindur dhe është rritur në Vasylivka, në rajonin e Zaporizhias, i pushtuar nga forcat ruse që prej marsit 2022.

“Në katër vitet e fundit kam jetuar për të çliruar Vasylivka-n. Prandaj historia ime është personale”, deklaroi ai në Parlament.

I lindur në vitin 1991, i diplomuar në sociologji dhe menaxhim, themelues i kompanisë së marketingut digjital Smmstudio, Fedorov hyri në politikë së bashku me Volodymyr Zelenskyn dhe u shndërrua në një nga fytyrat e Ukrainës së re: e shpejtë, anti-burokratike dhe thellësisht digjitale. Një figurë e re, e dobishme për të larguar nga institucionet akuzat për korrupsion dhe keqqeverisje.

Në favor të tij është edhe raporti me Silicon Valley, veçanërisht me Palantir. Sipas New York Times, pas një takimi me drejtorin ekzekutiv Alex Karp, Fedorov foli për një bashkëpunim më të ngushtë për integrimin e mëtejshëm të inteligjencës artificiale në luftë, në lidhje me analizën e sulmeve ajrore, përpunimin etë dhënave të inteligjencës dhe planifikim operacionesh të thelluara.

Për mbështetësit e tij, kjo është mënyra më realiste për të përballuar një luftë që Ukraina nuk mund ta fitojë për nga pesha demografike apo industriale. Për kritikët, rreziku është i kundërt. Të besohet se fronti mund të menaxhohet si një sistem që duhet optimizuar, pa marrë plotësisht në konsideratë dilemat etike dhe politike që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në fushën e betejës.

A mjafton kjo për të qëndruar jashtë skemave të politikës tradicionale? Dhe mbi të gjitha, a është kjo lëvizja e duhur për të fituar luftën? Për momentin, askush në ministri nuk guxon të lëvizë “tavolinën e ping-pongut”.

Artikulll i marrë nga Corriere della Sera

The post Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?