By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arsenali me fitore minimale ndaj Burnleyt, titulli i Premierligës më afër se kurrë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arsenali me fitore minimale ndaj Burnleyt, titulli i Premierligës më afër se kurrë
TOP Momenti

Arsenali me fitore minimale ndaj Burnleyt, titulli i Premierligës më afër se kurrë

Momenti
Published: May 19, 2026







Sport
May 18, 2026 – 23:11


Your browser does not support the video tag.

Arsenali ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Burnleyt me rezultat 1-0, duke bërë një tjetër hap gjigant drejt titullit në Ligën Premier.


“Topçinjtë” dominuan pjesën më të madhe të takimit në “Emirates”, duke treguar kontroll, qarkullim të mirë të topit dhe vazhdimësi në lojën sulmuese.


Skuadra e Mikel Artetës e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijoi raste të mira që në minutat e para.


Në minutën e 14-të, Kai Havertz u gjet në pozitë të favorshme pas një pasimi të zgjuar nga Leandro Trossard, por goditja e tij shkoi ngushtë pranë shtyllës.


Vetëm një minutë më vonë, Trossard ishte shumë pranë golit pasi goditi shtyllën me një tentativë të fuqishme nga distanca.


Burnley tentoi të reagojë përmes kundërsulmeve, por Arsenal vazhdoi të ushtrojë presion dhe të dominojë posedimin.


Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 37-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Bukayo Saka, Kai Havertz u ngrit më lart se të gjithë në zonë dhe realizoi me kokë për 1-0.


Pas golit, londinezët vazhduan të kontrollojnë lojën dhe nuk lejuan Burnleyn të krijojë raste serioze. Në pjesën e dytë, Arsenali ishte afër golit të dytë kur Eberechi Eze fillimisht goditi traversën, ndërsa më pas pa një tjetër tentativë të largohej nga mbrojtja mysafire mbi vijën fatale.


Burnley luftoi deri në fund dhe provoi të ushtrojë presion në minutat e fundit, por organizimi defensiv i Arsenalit ishte i pakalueshëm.


Skuadra e Artetës menaxhoi në mënyrë profesionale epërsinë minimale dhe siguroi tri pikë jashtëzakonisht të vlefshme në garën për titull.


Me këtë fitore, Arsenali i afrohet më shumë se kurrë triumfit në Ligën Premier, duke vazhduar formën mbresëlënëse dhe duke rritur presionin ndaj rivalëve direkt në krye të tabelës. 





source

You Might Also Like

Mickoski: Është arritur një marrëveshje me kultivuesit e specave
​Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital
Ramadani: Ajo që tha Dehari janë paralajmërime ogurzeza të LVV-së
Privohen nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
Entela Mirena fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut
Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut
Lajme
“Birra Peja” pushton Festën e Birrës në Korçë/ 31 stenda dhe 5 shije për çdo preferencë
“Birra Peja” pushton Festën e Birrës në Korçë/ 31 stenda dhe 5 shije për çdo preferencë
Lajme
Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave, policia po ruan lokacionet
Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave, policia po ruan lokacionet
Lajme
Arrestimi i Vezir Hazirajt, policia: U dorëzua pasi e pa se s’mund të  largohej, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
Arrestimi i Vezir Hazirajt, policia: U dorëzua pasi e pa se s’mund të  largohej, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
Lajme
Dështon atentati në një lokal në Elbasan, të dyshuarit i ngec arma, pamje
Dështon atentati në një lokal në Elbasan, të dyshuarit i ngec arma, pamje
Lajme

You Might Also Like

Atentat në Elbasan/ Autori çohet nga kafja dhe tenton të vrasë ‘kundërshtarin’, i ngec arma
TOP Momenti

Atentat në Elbasan/ Autori çohet nga kafja dhe tenton të vrasë ‘kundërshtarin’, i ngec arma

August 15, 2026
Zjarri në komunën e Tearcës po shuhet nga tre “air traktorë”
TOP Momenti

Zjarri në komunën e Tearcës po shuhet nga tre “air traktorë”

August 15, 2026
Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rol unifikues
TOP Momenti

Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rol unifikues

August 15, 2026
Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI
TOP Momenti

Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?