Trajneri portugez, José Mourinho, raportohet se është shumë pranë rikthimit te Real Madrid, duke ndezur entuziazmin e tifozëve madrilenë.
Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, palët kanë arritur marrëveshje verbale dhe tashmë pritet vetëm firmosja e dokumenteve zyrtare.
Bëhet e ditur se plani i klubit madrilen është t’i ofrojë Mourinhos një kontratë fillestare dyvjeçare, ndërsa rikthimi i tij në Madrid mund të ndodhë menjëherë pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Bilbaos.
“The Special One” pritet të rikthehet në klubin ku kishte kaluar një nga periudhat më të komentuara të karrierës së tij, duke rikthyer edhe njëherë emocionet në “Santiago Bernabéu”.
Megjithatë, deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga klubi apo vetë Mourinho.


