By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap drejt NATO-s
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap drejt NATO-s
TOP Momenti

Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap drejt NATO-s

Momenti
Published: May 18, 2026




Foto: Laura Hasani





Nisma e fundit e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka njoftuar Kongresin amerikan për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes për Kosovën në vlerë prej 14 milionë dollarësh, i vë Shtetet e Bashkuara në pikën e mbështetësit më të madh të vendit. 

Your browser does not support the video tag.


Në këtë kontekst, kjo ndihmë përfshinë dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri profesionale e të denjë për të qenë pjesë e NATO-s.


“Këtë e kanë dëshmuar edhe kongresistët e ndryshëm, këtë e kanë dëshmuar me ndihmën e tyre, ndihma e fundit dhjetëra milionëshe për FSK-në, andaj mendoj që jemi në rrugën e duhur pothuajse perfekte në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes sepse kjo tregon që Republika e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk po i ndal projektet e saj, ashtu siç do të marrë pjesë edhe në misionin paqësor në Gaza”, ka thënë për RTK-në, Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.


Ndërkohë, një nismë tjetër e miqve amerikanë është edhe propozimi i kongresistit republikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për ta rishqyrtuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe për të mos i penguar për anëtarësim në NATO.


Ndonëse nuk u miratua, kjo gjë po konsiderohet mbështetje e madhe nga SHBA-ja në rrugën drejt NATO-s.


Se Kosova është gati për t`u anëtarësuar, e thotë Gurakuq Kuçi nga Octopus.


“Kosova sa i përket aspektit të sigurisë tashmë është duke marr pjesë në misione ndërkombëtare, ndërsa në aspektin e brendshëm ka treguar një koherencë të vazhdueshme duke iu përgjigjur kërcënimeve të vazhdueshme terroriste dhe paramilitariste të Serbisë. Sidomos në vitet e fundit kemi vërejtur këtë, po ashtu edhe në çështjet e spiunazhit ka një përgjigje të fuqishme nga organet tona”, theksoi Kuçi.


Ditë më parë, disa pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës u nisën së bashku me trupat amerikane drejt Gazës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, e cila për mision ka të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë.


source

You Might Also Like

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

LEXO GJITHASHTU

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

You Might Also Like

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?