By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protesta e studentëve shqiptarë që po tronditë koalicionin e VLEN me Mickovskin, pse po heshtë Qeveria e Kosovës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protesta e studentëve shqiptarë që po tronditë koalicionin e VLEN me Mickovskin, pse po heshtë Qeveria e Kosovës?
Lajme

Protesta e studentëve shqiptarë që po tronditë koalicionin e VLEN me Mickovskin, pse po heshtë Qeveria e Kosovës?

Momenti
Published: May 17, 2026

Studentët shqiptarë në Shkup kanë njoftuar organizimin e një proteste të re, e cila është planifikuar të mbahet më 18 maj 2026, në orën 16:30. Tubimi pritet të zhvillohet në qendër të qytetit dhe të përfshijë një pjesëmarrje të gjerë qytetare.

Kërkesa kryesore e tyre  mbetet mundësimi i dhënies së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë, organizatorët theksojnë se gjatë periudhës së fundit kauza është zgjeruar, duke përfshirë edhe çështje të tjera që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Protesta është thirrur nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa në thirrjet publike organizatorët kërkojnë mobilizim të studentëve, profesorëve, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë. Sipas tyre, pjesëmarrja e gjerë është thelbësore për të adresuar problemet e ngritura.

Në deklaratat e tyre publike, studentët kanë bërë të ditur se nisja e protestës lidhej fillimisht me një çështje teknike në procesin e studimeve, por më vonë janë identifikuar edhe sfida të tjera që prekin trajtimin institucional të gjuhës shqipe.

Njëri nga organizatorët, Mevlan Ademi, ka theksuar se iniciativa tashmë ka marrë karakter më të gjerë shoqëror, duke kërkuar bashkim të të gjitha shtresave. Sipas tij, gjuha shqipe duhet të shërbejë si element bashkimi dhe jo ndarjeje, ndërsa problemet e ngritura prekin një gamë të gjerë qytetarësh.

Tubimi fillon tek Ura e Gurit në Shkup në orën 16:30, pas së cilës është paraparë një marshim nëpër rrugët e qytetit.

Por, këtë protestë nuk ka reagim nga Qeveria e Kosovës, për shkak të aleancës politike që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka me koalicionin VLEN në Maqedoninë e Veriut, por edhe me vetë kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski.  Kurti dhe Hristijan Mickoski u panë shumë të afërt dge miqësor me njëri – tjetrin gjatë kongresit të VLEN-it.

Ndërkohë, mbështetje për protestën kanë shprehur edhe disa përfaqësues politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, si dhe figura politike nga Kosova dhe Shqipëria.

Një nga ta ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili përcjellë një mesazh për rëndësinë e gjuhës shqipe në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e saj dhe kryerjen e provimeve në shqip.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meidani ka ndarë disa vargje nga poema “Gjuha Shqype” e Gjergj Fishta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës.

Në Kosovë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se protesta e paralajmëruar më 18 maj në Shkup, para Urës së Gurit, përfaqëson mbrojtje të dinjitetit, identitetit dhe të drejtave legjitime të studentëve; ai ka shtuar se kjo çështje nuk është vetëm studentore, por një kauzë më e gjerë kombëtare dhe demokratike, duke paralajmëruar se heshtja ndaj diskriminimit nënkupton bashkëfajësi dhe duke bërë thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve pa dallim për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe respektimin e gjuhës shqipe, ndërsa në fund ka nënvizuar se “Prishtina është me ju”.

Po ashtu, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i cili është shprehur se zëri i studentëve përfaqëson një brez që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin kombëtar. Ai shprehet se do të jetë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij.

Pos tij në mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup ka shprehur edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke e cilësuar atë si një betejë për të drejtat themelore dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe. Për të është e papranueshme që në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO-s, shqiptarët ende të detyrohen të protestojnë për identitetin dhe dinjitetin e tyre.

Pos politikës, reagime ka pasur edhe nga bota e artit. Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka reaguar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se gjuha shqipe është pjesë thelbësore e identitetit kombëtar dhe një e drejtë e fituar me sakrificë ndër breza. Sipas saj, studentët shqiptarë meritojnë të drejta dhe mundësi të barabarta, ndërsa ka mbështetur protestën kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ndërsa, këngëtari Ilir Shaqiri, duke mbështetur studentët, postoi një status për gjuhën shqipe si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar. Përkrah tyre kanë dalë edhe shumë figura të tjera publike nga vendi dhe më gjerë. /Gazeta Express

The post Protesta e studentëve shqiptarë që po tronditë koalicionin e VLEN me Mickovskin, pse po heshtë Qeveria e Kosovës? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?