By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjermania në kërkim të alternativave për raketat Tomahawk
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjermania në kërkim të alternativave për raketat Tomahawk
Lajme

Gjermania në kërkim të alternativave për raketat Tomahawk

Momenti
Published: May 17, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani. Tani, qeveria federale po kërkon alternativa. A mund të jenë dronët pjesë e zgjidhjes?

Në fakt, gjithçka dukej e qartë përsa u përket armëve me rreze të mesme veprimi: derisa Gjermania të siguronte të vetat , SHBA do të ndihmonin. Vendosja e raketave amerikane Tomahawk në Gjermani ishte planifikuar. Me një rreze veprimi deri në 2.500 kilometra, këto raketa me rreze veprimi mund të arrinin në territorin rus në rast emergjence. Qëllimi pas kësaj: të dekurajohej Moska nga një sulm ndaj Gjermanisë. Për krahasim, raketa Taurus e ushtrisë gjermane, Bundeswehr-it ka një rreze veprimi maksimale prej 500 kilometrash.

Your browser does not support the video tag.

Kancelari i atëhershëm Olaf Scholz dhe  presidenti amerikan Joe Biden  ranë dakord për vendosjen e armëve amerikane në vitin 2024. Kjo duhej të fillonte këtë vit dhe të shërbente si masë kalimtare derisa të zhvilloheshin armë evropiane të krahasueshme. Por kjo nuk do të ndodhë më.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump,  i cili nuk e vlerëson shumë Kancelarin Friedrich Merz pas kritikave të tij për luftën e Iranit, ka anuluar planin e paraardhësit të tij, përveç tërheqjes së njoftuar të të paktën 5000 trupave amerikane nga Gjermania.

Një boshllëk në kapacitetin mbrojtës

Për ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), anulimi nga Shtëpia e Bardhë do të thotë se ekziston një boshllëk në kapacitetin mbrojtës të Gjermanisë. SHBA jo vetëm që donin të staciononin raketa Tomahawk në Gjermani, por edhe raketa kundërajrore SM-6 dhe armë hipersonike, të afta të përshkojnë distanca të mëdha me disa herë shpejtësinë e zërit.

Me këtë kombinim armësh, Forcat e Armatosura të SHBA- së mund të kishin kërcënuar sulmet me precizion me rreze të gjatë veprimi, të cilat Gjermania aktualisht nuk mund t’i kryejë me sistemet e veta. Vendosja ishte menduar si një kundërpeshë ndaj arsenalit të armëve ruse.

Rusia ka vendosur raketa Iskander, të cilat mund të pajisen me koka bërthamore, në enklavën e Kaliningradit, e cila ndodhet në Detin Baltik midis Polonisë dhe Lituanisë. Nga aty, ato mund të arrijnë në Berlin dhe në pjesë të Evropës. Përveç kësaj, janë edhe raketat ruse ‘Oreschnik’ me rreze të mesme në Bjellorusi, të cilat gjithashtu mund të pajisen me koka bërthamore.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tani po kërkon mënyra për të mbyllur këtë boshllëk shpejt. Theksi është te ‘shpejt’. Sipas strategjisë së re ushtarake, qëllimi është që Ushtria Gjermane të jetë në gjendje të kryejë shpejt të ashtuquajturat ‘Goditje të Thella me Precizion’ nga një distancë e madhe, d.m.th goditje precize thellë brenda territorit të armikut. “Objektivat e mundshme mund të jenë postet komanduese, aerodromet, qendrat logjistike ose fabrikat e armëve,” thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Armët me rreze të mesme veprimi janë të pakta në Evropë

Refuzimi i Shtëpisë së Bardhë tregon edhe një herë se, në disa fusha themelore të mbrojtjes, Europa mbetet e varur nga SHBA. Është e vërtetë që Gjermania po bashkëpunon me partnerët evropianë për zhvillimin e armëve të veta me rreze të mesme si pjesë e “Qasjes Evropiane të Goditjeve me Rreze të Gjatë” (ELSA). Megjithatë, nuk pritet që këto armë të jenë në dispozicion deri në mesin e viteve 2030.

Kjo është tepër vonë, sipas qarqeve të sigurisë. Eksperti ushtarak dhe këshilltari politik Nico Lange shkruan në platformën X: “Mbyllja përfundimtare e hendekut të parandalimit dhe shmangia e shantazhit nga raketat ruse: tani kjo është e mundur vetëm me futjen me ritëm të shpejtë të raketave tona me bazë tokësore, të prodhuara në Gjermani dhe të pavarura nga SHBA-ja.”

Lufta me Iranin po konsumon rezervat ushtarake të SHBA

Ende nuk është marrë asnjë vendim për prodhimin në Gjermani. Në këtë drejtim, grupi mbrojtës Rheinmetall mund të luajë një rol. Ministria e Mbrojtjes po shqyrton blerjen e Tomahawk-eve të shtrenjta nga SHBA-ja. Megjithatë, Forcat e Armatosura të SHBA-së vetë aktualisht kanë një kërkesë më të madhe: në luftën me Iranin, ato kanë hedhur mijëra raketa, përfshirë raketa Tomahawk. Mendohet se ka pak gjasa që kapaciteti të jetë i mjaftueshëm për shitje vendeve të tjera.

Por Pistorius nuk dëshiron të lërë asgjë pa provuar: në një udhëtim në Uashington në fund të majit, ai ka ndërmend të shprehë interesin e Gjermanisë për t’i blerë ato. “Ka kaluar tash e një vit e gjysmë që kur u dërguam një kërkesë zyrtare amerikanëve për të mundur të importojmë, domethënë të blejmë, raketa Tomahawk. Ne ende po presim një përgjigje,” deklaroi politikani i SPD-së në televizionin ZDF. “Por, për të qenë i sinqertë, duke pasur parasysh situatën globale aktuale, as nuk kam shumë shpresë në këtë drejtim.”

Gjermania gjithashtu ka shprehur interes për të blerë platformën e lëshimit të raketave “Typhon” nga gjiganti amerikan i mbrojtjes, Lockheed Martin. Edhe në këtë rast, ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga Pentagoni.

Një mënyrë tjetër për të adresuar të paktën pjesërisht këtë boshllëk të kapacitetit mund të jenë dronët me rreze të gjatë veprimi. Edhe pse janë më pak të fuqishëm se, për shembull, raketat Tomahawk, ata janë shumë më të lirë për t’u prodhuar. Gjermania planifikon t’i prodhojë këtë lloj arme në bashkëpunim me Ukrainën. Qëllimi është zhvillimi i përbashkët i “sistemeve pa pilot më të përparuara në të gjitha rrezet e veprimit, veçanërisht në fushën e sulmeve të thella”, theksoi Pistorius të hënën (11 maj 2026) gjatë vizitës së tij në Kiev. Ai foli për dronë me një rreze veprimi deri në 1.500 kilometra.

Ukraina, e cila po mbrohet nga agresioni rus që nga shkurti i vitit 2022, konsiderohet një lider botëror në përdorimin e dronëve në luftë. Bashkëpunimi në sistemet e armëve me rreze të gjatë veprimi shënon një ndryshim interesant: pasi Gjermania refuzoi ta furnizojë Ukrainën me raketat Taurus si pjesë të ndihmës së saj ushtarake, të dyja vendet tani dëshirojnë të bashkëpunojnë në prodhimin e armëve të afta të godasin objektivat edhe më larg. /DW

The post Gjermania në kërkim të alternativave për raketat Tomahawk appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
TOP Momenti

You Might Also Like

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Lajme

Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President

August 7, 2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes

August 7, 2026
Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Lajme

Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?