By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mickoski: Maqedonia ofron pozitë strategjike për investitorët e huaj, pres rritje të PBB
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mickoski: Maqedonia ofron pozitë strategjike për investitorët e huaj, pres rritje të PBB
Lajme

Mickoski: Maqedonia ofron pozitë strategjike për investitorët e huaj, pres rritje të PBB

Momenti
Published: May 17, 2026

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi ofron një pozitë strategjike për investitorët e huaj, duke theksuar rolin e tij si udhëkryq i korridoreve evropiane 8 dhe 10, që lidhin rajone të ndryshme të Evropës me Mesdheun dhe Detin e Zi.

Ai tha se këto korridore përbëjnë avantazh të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për investimet e huaja, së bashku me fuqinë punëtore të kualifikuar dhe të “ndershme e punëtore” në vend.

Your browser does not support the video tag.

Mickoski iu referua edhe të dhënave të papunësisë, duke theksuar se ajo mund të jetë nën 5% nëse përjashtohen kategori të caktuara statistikore, si bujqit individualë dhe nxënësit. Në aspektin ekonomik, ai shprehu pritje për vazhdimin e rritjes së PBB-së mbi 3.5%, me synim arritjen e normave 4–6% në periudhën e ardhshme, duke u bazuar në forcimin e tregut evropian, i cili mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.

“Maqedonia për investitorët e huaj vazhdon të ofrojë një vendndodhje strategjike. Si shtet jemi një udhëkryq i dy korridoreve shumë të rëndësishme evropiane, ato janë Korridori 10 dhe Korridori 8, të cilët synojnë të lidhin Evropën Qendrore me Mesdheun përmes Detit Egje. Këtu mendoj për Korridorin 10 dhe Korridorin 8, të cilët synojnë të lidhin Detin Adriatik dhe Jon me Detin e Zi. Këto janë dy korridore shumë të rëndësishme dhe ne jemi një udhëkryq natyror dhe kjo mund të shfrytëzohet nga të gjithë investitorët e huaj si një avantazh. Një avantazh tjetër është fuqia punëtore me përvojë dhe cilësi, të cilën mund t’ua ofrojmë, një fuqi punëtore që ka njohuri. Diçka që përbën një avantazh tonin krahasues në raport me konkurrencën tjetër në rajon, si dhe shumë gjëra të tjera, sepse qytetarët në Maqedoni janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Një popull që dëshiron të punojë, që dëshiron të krijojë, që e do vendin e tij dhe mendoj se kjo do të ketë shumë rëndësi edhe për investitorët. Përndryshe, nëse shikohen analizat që i publikon Enti Shtetëror i Statistikave, nga rreth nëntëdhjetë mijë të papunë që aktualisht kërkojnë punë aktive, nëse përjashtohen bujqit individualë, që janë disa mijëra dhe disa dhjetëra mijëra, si dhe nxënësit pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç, sepse kështu e përcakton operacioni statistikor nga mosha pesëmbëdhjetë deri në gjashtëdhjetë e pesë, atëherë do të arrijmë në një shkallë papunësie që është nën pesë për qind. Madje edhe më e ulët se kaq. Prandaj, në periudhën që vijon duhet të fokusohemi në produkte me vlerë të shtuar të lartë, për të forcuar bruto prodhimin vendor dhe ekonominë e vendit. Pres që tendenca e rritjes mbi tre e gjysmë për qind e PBB-së reale, në kushte kur Evropa rritet nën një për qind, të vazhdojë në periudhën e ardhshme me konsolidimin e tregut evropian, pasi ai është partneri ynë më i madh tregtar; më shumë se dy të tretat e shkëmbimeve tona janë me Bashkimin Evropian. Pres që kjo rritje të forcohet dhe pse jo të arrijmë në rritje prej katër, pesë apo gjashtë për qind të PBB-së”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

LEXO GJITHASHTU

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
TOP Momenti
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
TOP Momenti
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti

You Might Also Like

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

August 7, 2026
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?