By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Cakolli thotë se do vazhdojë ndërtimin në Breg të Diellit, banorët shprehen se nuk e lëshojnë tokën e tyre
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Cakolli thotë se do vazhdojë ndërtimin në Breg të Diellit, banorët shprehen se nuk e lëshojnë tokën e tyre
Lajme

Cakolli thotë se do vazhdojë ndërtimin në Breg të Diellit, banorët shprehen se nuk e lëshojnë tokën e tyre

Momenti
SHARE

Komuna e Prishtinës pronën në Parkun Nacional në Gërmi në pronësi të Mefail Cakollit e ka këmbyer me një pronë në Bregun e Diellit.

Mefail Cakolli tashme në pronësi të tij ka një pronë milionëshe, por kush është ai dhe si e njohin banorët atë?

“Mefaili është një kushëri imi i cili është edhe ai banor i Prishtinës, jeton në Sofali edhe ai është iniciatori apo ndërmjetësuesi i kësaj prone që ka kërkuar për këmbim. Nuk mund ta akuzojmë Mefailin për çka e ka filluar këtë veprim apo diçka. Unë akuzat i kam ndaj Kuvendit Komunal pikërisht ndaj personit apo ndaj Arben Kqirës që është zyrtar ligjor në komunë i cili krejt këtë kalluz e ka bërë ai Arben Kqira”, ka thënë banori Xhemshit Cakolli.

Banori Valdet Aliu, ka thënë se Mefail Cakolli thotë se nuk është kurrkushi, por një qytetar i thjeshtë i Prishtinës.

“Po sipas gjitha gjasave ai e ka dikë shumë të fortë mbrapa. Kur po them të fortë nuk po dyshoj për nga ana e forcës, po dikë e ka aty në komunë cili e mbështet edhe këto po shihen me fakte të cilat i kanë bërë të gjitha ato dokumente fallse dhe pretendojnë me marrë tokën të cilën ne e kemi trashëgimi”, ka thënë ai.

Bastri Vllasaliu, Banor

“ Po, Mefail Cakolli i ka mbrapa krejt qata matrapazët e komunës çka i ka, sot për sot, unë sot jam në gjendje me vdek për vendin tim që sot që thashë jam në gjendje me vdek këtu”, ka thënë banori tjetër Bastri Vllasaliu.

Në anën tjetër, Mefail Cakolli, thotë se do të shfrytëzoj pronën dhe nuk do ta ndal ndërtimin.

“Cakolli: Jo, por s’mundet me u anulu kontrata. Në bazë të çkafit me u anulu kontrata?

Gazetarja: Sepse, aktgjykimi i Apelit po thotë që…

Cakolli: Çka po thotë?

Gazetarja:…Që ajo tokë nuk është e Komunës por është e banorëve aty.

Cakolli: Po a përfshihet prona jem aty?

Gazetarja: Prona që e keni tash në Breg të Diellit përfshihet.

Cakolli: Jo, nuk përfshihet!

Gazetarja: Jo, përfshihet!

Sipas tij, vendimi i Apelit është i pazbatueshëm për të.

“Cakolli: Por ai vendim është i pazbatueshëm për mua, në pjesën tem po mendoj. E për Komunën është çështje tjetër që mua s’me intereson ajo punë.

Gazetarja: Por, nëse zbatohet vendimi i plotë, zbatohet edhe për pjesën tënde sepse është i përfshirë në aktgjykim.

Cakolli: Po nuk mundet… Ata ti po e thu, jo unë.

Gazetarja: Po e thotë aktgjykimi.

Cakolli:… dhe nuk mundet me u zbatu. Unë po them nuk mundet me u zbatu përderisa asnjë dispozitiv nuk jam unë me emër me mbiemër ose numri i parcelës. Ligjërisht jo, apo kupton. Ligjërisht jo!

Gazetarja: Po, nëse prona kthehet në kushtet paraprake i bie që kthehet në emër të Komunës e pastaj Komuna duhet të ua barte pronarëve në emër të tyre.

Cakolli: Jo nuk mundet. Komuna duhet… nëse ka naj kontest tjetër apo cka po di unë, Komuna duhet me qata banorët me u kopmensu apo ku ta di unë se cfarë marrëveshje…

Gazetarja: Apo me ua kompensu juve…

Cakolli: Jo mu, mua me ka kompensu. Ata duhet me i kompesu se une jam i kompensum.

Gazetarja: Keni pas rast me bisedu me banorët për  atë pjesë?

Cakolli: S’kam çka me banorët kurrgjë”.

Por, edhe banorët thonë se nuk do lëshojnë tokën e tyre.

“Nëse është nevoja deri në Gjykatën e Strasburgut me vazhdu po tokën tonë, trashëgiminë e të parëve tonë me lëshu, jo”, ka thënë banori Aliu.

“S’kanë me arrit aty, ka me pas problem edhe ka me pas problem goxha të madh çka me thënë atë aty kur të vjen shihet ajo punë, do shihet kena me prit dhe ajo që ka qit që të pronë në emër të vetin ai e ka qitur me gjind komunës. Është një matrapaz, ia mban vetit kush jam unë, po ai nuk është kurrëkushi hiç, sendi i huaj nuk bëhet i joti”, ka thënë në anën tjetër banori Vllasaliu.

“Oj motër veni është i  joni. U fitu me gjyq, mirëpo këta në komunë bëjnë dollovere.Unë u plaka, vendi o i joni dhe nuk mund me shfrytëzu vendin tonë, shtëpinë tone, strehen tone”, ka thënë banori Asllan Vllasaliu.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelor në Prishtinë ka autorizuar Policinë që të grumbulloj informata për këtë rast.

Gjykata e Apelit në vitin 2024 ka marrë aktgjykim ku i njeh si pronarë banorët për rreth 64 ari në Breg të Diellit, por 16 ari të kësaj parcele Komuna e Prishtinës në vitin 2013 kishte marrë vendim për këmbim me një pronë tjetër në Gërmi. I gjithë ky proces po konsiderohet i dyshimtë dhe jo ligjor.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post Cakolli thotë se do vazhdojë ndërtimin në Breg të Diellit, banorët shprehen se nuk e lëshojnë tokën e tyre appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Cilat vende të Evropës kanë ndotjen më të lartë nga PM2.5 dhe ku renditet Kosova?
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve
“Në mungesë të plotë të kushteve higjienike” – ndalohen 200 kg mish për dyner – evitohet rreziku për shëndetin publik
Shtetasi holandez arrestohet në Shkup, nën dyshimin se mbante armë
Koci për praninë e Njësisë Speciale në Skenderaj: Është fyerje jo vetëm për qytetarët e atij qyteti, por për të gjithë ne
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Mickoski: Opozita e pengon avancimin e agjendës reformuese përmes bllokimit të grupit punues për Kodin Zgjedhor
Lajme

Mickoski: Opozita e pengon avancimin e agjendës reformuese përmes bllokimit të grupit punues për Kodin Zgjedhor

Momenti
Momenti
May 15, 2026
Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të jetojnë apo studiojnë në SHBA
LSDM, Mickoskit: Kushti themelor për vazhdimin e negociatave me BE-në është përfshirja e pakicave në Kushtetutë
A ka përçarje në PDK?, Artan Behrami: Nuk ka, as sa i takon Limajt, as temave të tjera
Veliu: Nuk pranoj të jem pjesë e listës së LDK-së, refuzoj të përdorem
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?