By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet
Lajme

“Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet

Momenti
Published: May 16, 2026

Komuna e Prishtinës, në vitin 2013, kishte marrë vendim që një pjesë e pronës në Breg të Diellit, e cila me aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit u është njohur banorëve si pronë e tyre, të këmbehej me një parcelë në Gërmi, në pronësi të Mefail Cakollit.

Megjithatë, vendimi i Apelit nuk është zbatuar për banorët, pasi 16 ari të parcelës në Gërmi i kanë kaluar Mefail Cakollit.

Your browser does not support the video tag.

Kështu, drejtori i pronës në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj, në një bisedë me njërin prej banorët që interesohen që zbatimi i Apelit të zbatohet, ai i thotë që ta shoh me përqindje se kah i bie me mirë, pra, të shoh nëse Kompania me të cilën po investon Cakolli është me e favorshme për të.

“Mehmetaj: Po veç duhet me këqyrë  interesin.

Banori: Interesa s’ka…

“Mehmetaj: Ti, ti duhet me këqyr interesin, me atë kompaninë tjetër ka ma shumë interes a me këta najkush tjetër që ka …

Banori : A

Mehmetaj: % qysh e ki…

Banori: S’me intereson fort ajo mu.

Mehmetaj: Jo duhet me t’interesu pse…?

Banori: Jo valla une du me zgjidh qeta për krejt”.

I pyetur nëse kjo është tejkalim i kompetencave të tij, Mehmetaj arsyetohet me raporte familjare me banorët.

“Jo shiko unë ata nuk janë banorë në rastin konkret unë i kam dy relacione me Xheladin Aliun edhe me Cakollin me Xhimshitin e me këta të tjerët. Unë i njoh prej fëmijë që jam që 50 vjet jam në familje e tyre. Kam hangër, kam pi kam ndejtu. Në kontekst kësaj bisedat e mia me ta kanë qenë edhe të edhe të ngushta. Edhe sugjerime”, ka thënë ai.

Lidhur faktin se Mefail Cakollit në pronësi i kaluan edhe pjesë publike, në takimin e 4 marsit, Mehmetaj thotë se e di se kush i bëri vijat.

“E di edhe kush i ka bo vijat e çka u bo ti din pak për këtë punë çka di unë”, dëgjohet ai në audioncizim.

Por çfarë thotë Mehmetaj kur pyetet për këtë pjesë.

“Jo unë atëherë nuk kam qenë drejtor në këtë drejtori kur janë bo këto regjistrimet të pronës ose regjistrimit të vendimit, kush i ka bo vijat i kanë bo zyrtarët dhe njerëzit që janë komptetnt për këtë punë po ata nuk kanë bo ndoshta gabim që i kanë bo vijat.

Betimi për Drejtësi, në 2024, kishte dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës, nëse do bënte revizion ndaj vendimit të Apelit, këtë Mehmetaj tash e interpreton si presion.

“Gazetarja: Betimi për Drejtësi, në 2024 ka dërguar pyetje a ka me bo Komuna revizion.

Mehmetaj: Jo jo, edhe pse s’po boni

Gazetarja: Jo, a ka me bo Komuna Revizion sepse unë e kam kërkesën.

Mehmetaj: Po çka është kjo a ka me bo, çka dallon prej kësaj pse nuk po e boni dhe a ka me bo.

Gazetarja: Është pyetje.

Mehmetaj: Po çka dallon? -Ju keni mbajte anë, ju keni mbajte anë në atë kohë anën ia keni mbajte Komunës së Prishtinës dhe keni bo angazhim shumë të madh që Komuna e Prishtinës me bo revizion edhe me kundershtu këtë vendim të padrejtë sipas juve.

20:29-20:48-Gazetarja: Prapë po bëjmë pyetje sepse kemi një aktgjykim të plotfuqishëm…

Mehmetaj: Po, po boni pyetje po boni edhe presion, sepse incizimet e paautorizume janë si pasojë e presionit, shantazhit që ju e keni bo në raport me zyrtarët”.

“Betimi për Drejtësi”, ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Kryetari Perparim Rama, por ai nuk i është përgjigjur as kërkesës për intervistë dhe as thirrjeve telefonike.

Betimi për Drejtësi, ka tentuar të marrë një përgjigje dhe nga nënshkruesi i kontratës, ish-Nënkryetari i Komunës Alban Zogaj, por ai nuk është përgjigjur.

Për këtë teme, nuk është përgjigjur as ish Kryetari Shpend Ahmeti.

Ndërsa, ish-Kryetari Isa Mustafa i cili kishte bërë propozimin në Kuvend Komunal për këtë këmbim, ka thënë se procedurat do të kenë shkuar përmes Drejtorisë së çështjeve pronësore  dhe zyrës ligjore të komunës duke shtuar se nuk i kujtohet ndonjë gjë specifike.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post “Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

LEXO GJITHASHTU

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
TOP Momenti
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
TOP Momenti

You Might Also Like

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Lajme

Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli

August 7, 2026
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?