By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Çdo kthim në pikën zero, i çon 2-3 veta në burg”, drejtori i pronës e konsideronte të dyshimtë procesin e këmbimit të pronave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Çdo kthim në pikën zero, i çon 2-3 veta në burg”, drejtori i pronës e konsideronte të dyshimtë procesin e këmbimit të pronave
Lajme

“Çdo kthim në pikën zero, i çon 2-3 veta në burg”, drejtori i pronës e konsideronte të dyshimtë procesin e këmbimit të pronave

Momenti
Published: May 16, 2026

Pavarësisht vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit i vitit 2024, ku banorëve u është njohur e drejta pronësore mbi tokën në Breg të Diellit, po procesi i regjistrimit është bllokuar. Kjo pasi Komuna e një pjesë e kësaj parcele e ia ka bartur Mefail Cakollit përmes një këmbimit të kontestuar.

Drejtori i Drejtorisë se Pronës, Brahim Mehmetaj, ka thënë se nuk është në kompetencë të tyre të zbatojnë këtë vendim.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo është një proces që unë nuk kam njëfarë kompetence ligjore zyrtare që ta komentoj edhe të jap opinion për këtë çështje sepse kompetenca ime si drejtor i Pronës nuk përket me realizimin e këtyre vendimeve të Gjykatave të Apelit por edhe asnjë lloj gjykate”, ka thënë ai.

Sipas tij, më 12 mars 2026, zyra ligjore e Komunës së Prishtinës. i është drejtuar Kryetarit të Kolegjit se Apelit të Kosovës, për sqarim rreth zbatimit të aktgjykimit.

“Komuna e Prishtinës, e ka pasur një realitet tjetër të gjatë asaj kohe, ku në 2024 me në proces me një vendim të Kuvendit Komunal është regjistru një pronë të një palë tjetër, po atë pronë që Gjykata ka kërkuar me ua bartë palëve ankuese”, ka thënë ai.

Në anën tjetër ndërkohë që nuk është zbatuar vendimi i plotfuqishëm i Apelit, janë lëshuar kushtet ndërtimore për Mefail Cakollin.

“Po kjo është që ajo po i respekton ligjet që janë në fuqi sepse asnjë ligj që në fuqi nuk e ndalon dhënien e kushteve për një për një kërkesë një pale e cila është kërkesë e drejtë. Nuk dua me marrë anë. Nuk po më intereson ajo çështje”, ka thënë ai

Ndërsa, a ka qenë ky vendim për kushte ndërtimore i drejtë ndërkohë që banorët presin vendimin e Apelit, Mehemetaj thotë se këtë e vleresojnë organet tjera.

Drejtori i Kadastrit, Gent Begolli, ka deklaruar se është emëruar së fundmi dhe nuk e njeh historikun e pronës, duke theksuar se duhet të deklarohet stafi civil i drejtorisë. Megjithatë, pavarësisht kërkesave, deri tani askush nuk është prononcuar.

Në një takim mes banorëve dhe drejtorit të Pronës, më 4 mars 2026, Mehmetaj thotë se atij i duhet vetëm një rekomandim nga Kqira për të zbatuar vendimin e Apelit.

“Banori 2: Ai Kqira tha 2 minuta pune i ka ai..

Mehmetaj: Bile ma pak i kom, veç me vyen një letër me ma qu zyra ligjore edhe kabineti i kryetarit që bone qet veprim unë menjëhere e kryj”.

Sipas tij, këto ndryshime me rekomandim të zyrës ligjore duhet t’i bëjë Kadastri, por çdo kthim mbrapa disa persona do i dërgon në burg.

“Mehmetaj: Idea për me u kthy mbrapa, unë edhe një sen po ju tregoj, çdo kthim mrapa, 2 ose 3 vet i qon ne bur”, dëgjohet ai në këtë audioincizim.

Por, çfarë thotë ai kur përballët me këtë audioincim se kush duhet të shkoj në burg?

“Po kjo është hipotetike, kjo kërkesa e ime është një kërkesë të cilën unë e kam mendu po megjithatë këtu ka pas një aktivitet prej banorëve ku e kanë bo një kërkesë gjithashtu të Gjykata e Apelit të Gjykata Administrative ku kanë marrë një refuzim edhe për çështjen e kthimit të kësaj çështje në pikën zero. Ata se kush duhet të shkoj në burg janë organet që janë duke e hetu këtë çështje”, ka thënë ai.

Mehmetaj në këtë audioincizim,  thotë se Kqira kishte dërguar shkresë se është gjithçka në rregull për nënshkrim të kontratës, tash duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“A du me bo une kete pune, po, me mujt sot e boj, po nuk kom as nje lloj kompetence ligjore as nuk moj mu bazu kerkun me nis procedure te anulimit pa marr opinion ligjor prej zyres ligjore. A e lshon opinionin ligjor zyrja ligjore, nuk e di. Zgjedhja e kësaj problematike është kthimi në pike zero. Në momentin kur kthehet ne pike zero, 3  minimum shkojnë ne burg sepse e kanë shkel ligjin me katër kamë, se njeri që i ka 2 kamë nuk e shkel, e ai që i ka 4 është gja”, shprehet ai.

Tutje, ai në këtë audioincizim të 4 marsit 2026, thotë se procesi i këmbimit të pronave dhe nënshkrimi i kontratave ka qenë i dyshimtë

“Unë jom për me ua pranu edhe ju e keni të drejtën e botes për këtë çështje, ju s’jeni gabim kurgjo. Procesi këtu mrena çka ka ndodhë është proces  i keq , I dyshimtë, i dëmshëm, krejt këto”, dëgjohet ai.

Për këtë, Mehemetaj në intervsitë thotë se nuk e di në çfarë dretjimit e ka thënë këtë.

“Nuk e di në çfarë drejtimi e kam thanë që është proces i keq i dëmshëm, vet fakti që jemi para një realiteti ku janë kriju dy realitet juridike edhe faktike neve na ka vu në lajthitje edhe si Komunë me i zbatu këto edhe kjo nënkupton që proces i keq”, ka thënë ai.

 Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”

The post “Çdo kthim në pikën zero, i çon 2-3 veta në burg”, drejtori i pronës e konsideronte të dyshimtë procesin e këmbimit të pronave appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

LEXO GJITHASHTU

Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Lajme
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
TOP Momenti
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Lajme

You Might Also Like

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme
Lajme

Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme

August 7, 2026
Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin
Lajme

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?