By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Merz thotë se “nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA”, i reagon Grenell
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Merz thotë se “nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA”, i reagon Grenell
Lajme

Merz thotë se “nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA”, i reagon Grenell

Momenti
Published: May 16, 2026

Friedrich Merz, kancelari gjerman, tashmë i përfshirë në një përplasje me Donald Trump lidhur me luftën në Iran, ka deklaruar se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të studionin ose të punonin në SHBA në klimën aktuale.

Duke folur në një konferencë të të rinjve katolikë në Würzburg, lideri konservator, i cili nga shumë shihet si një mbështetës i fortë i marrëdhënieve transatlantike, tha se nuk e sheh më SHBA-në si “tokën e mundësive”.

“Jam një admirues i madh i Amerikës. Për momentin admirimi im nuk po rritet,” tha ai gjatë një diskutimi në podium, duke përmendur “klimën sociale” që po ndryshon me shpejtësi në një vend thellësisht të polarizuar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Exress.

“Nuk do t’i këshilloja sot fëmijët e mi të shkonin në SHBA, të arsimoheshin atje apo të punonin atje, thjesht sepse papritur është zhvilluar një klimë e caktuar sociale”.

70-vjeçari, baba i tre fëmijëve, vazhdoi: “Sot, edhe njerëzit më të arsimuar në Amerikë po e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë”.

Duke folur për vendin e tij, Merz u bëri thirrje gjermanëve të mos bien në pesimizëm për gjendjen e botës dhe i inkurajoi të jenë më optimistë për potencialin e Gjermanisë.

“Besoj fuqimisht se ka pak vende në botë që ofrojnë mundësi kaq të mëdha, sidomos për të rinjtë, sa Gjermania”, tha ai.

Komentet për SHBA-në shkaktuan menjëherë një reagim të furishëm nga kampi i Trumpit. Richard Grenell, këshilltar afatgjatë i politikës së jashtme për republikanët dhe ish-ambasador në Gjermani gjatë mandatit të parë të Trumpit, shkroi në X: “Friedrich Merz është bërë presidenti europian i shoqërisë TDS,” duke iu referuar të ashtuquajturit “Trump derangement syndrome” (Sindroma e fiksimit obsesiv ndaj Trumpit).

Ai tha se kur Merz u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, më së fundi në mars, ai ishte “plotësisht i butë dhe komplimentues”, dhe se komentet e së premtes bien ndesh me atë qasje pajtuese. “Gjermanët kanë një lider që nuk ka strategji – dhe kontrollohet plotësisht nga media woke gjermane,” tha Grenell.

Liderja e ekstremit të djathtë gjerman Alice Weidel, partia e së cilës Alternative für Deutschland mbështetet nga anëtarë të lëvizjes Maga të Trumpit, gjithashtu komentoi deklaratat e kancelarit.

“Merz këshillon kundër udhëtimit në SHBA për shkak të ‘klimës politike’. Ironikisht, është një kancelar që po e çon qëllimisht vendin e tij drejt rrënimit social dhe ekonomik ai që tani po paralajmëron të tjerët,” shkroi ajo në rrjetet sociale. “Kjo nuk është në interesin e Gjermanisë”.

Mosmarrëveshjet për tregtinë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën kanë nxitur tensionet mes SHBA-së dhe aleatëve të saj europianë dhe kanë vënë në provë aleancën e NATO-s.

Merz po përpiqet të ringjallë ekonominë e dobët gjermane dhe ka thënë se ndikimi i veprimeve ushtarake SHBA-Izrael në Iran dhe mbyllja pasuese e ngushticës së Hormuzit kanë dëmtuar rëndë interesat europiane.

Në fund të muajit të kaluar ai habiti dëgjuesit në Gjermani dhe SHBA me komentet e tij të drejtpërdrejta, duke deklaruar se amerikanët po “poshtërohen” nga udhëheqja iraniane në konfliktin aktual, gjë që zemëroi Trumpin.

The post Merz thotë se “nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA”, i reagon Grenell appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?