By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Politologu shqiptar: Shqipëria nuk pranohet kurrë në BE nëse nuk merret vendim për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Politologu shqiptar: Shqipëria nuk pranohet kurrë në BE nëse nuk merret vendim për Kosovën
Lajme

Politologu shqiptar: Shqipëria nuk pranohet kurrë në BE nëse nuk merret vendim për Kosovën

Momenti
SHARE

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, foli për procesin e integrimit europian, reformën politike në Shqipëri dhe zhvillimet në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Ai ngriti shqetësimin për mënyrën se si politika shqiptare po e trajton çështjen e Kosovës dhe procesin e integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa një zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

“Në fakt është interesante sepse unë prisja që parlamenti shqiptar të kishte një pikë të rezolutës ose të bënte një rezolutë më vete ku të përkrahte nevojën që Kosova të përfshihet në proceset e integrimit. Shqipëria nuk do pranohet kurrë në BE nëse BE-ja nuk ka marrë ende një vendim për Kosovën”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova janë të ndërlidhura politikisht dhe institucionalisht në raport me Bashkimin Europian.

“Nuk mund të pranohet një vend në BE që fiton të drejtën për të marrë vendime për fqinjët, ndërkohë që fqinjët kanë ende probleme të njohjes reciproke. Automatikisht ne jemi të ndërlidhur dhe është e habitshme që asnjë nga liderët politikë në Shqipëri nuk e trajton këtë çështje dhe nuk e adreson qoftë edhe në formën e negociatave apo të presionit publik”, deklaroi ai.

Krasniqi foli edhe për krizën politike në Kosovë, duke e cilësuar si një situatë të pafavorshme për vetë shtetin.

“Si mundet Kosova me një mijë probleme të eksperimentojë me veten dhe të mos arrijë dialog politik? Në vend që të shkohet drejt një zgjidhjeje, po i sillet kosto e madhe politike dhe ekonomike vendit duke e çuar vazhdimisht në zgjedhje pa zgjidhje”, tha ai.

Ai paralajmëroi se vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja nëse nuk gjenden mekanizma bashkëpunimi politik.

“Ne mund të kemi të njëjtat situata që na çojnë përsëri në zgjedhje të reja, duke shpresuar që pas datës 7 qershor të gjenden mekanizma për bashkëpunim në varësi të votave që do të kenë partitë”, u shpreh Krasniqi./A2 CNN

You Might Also Like

EU Integration, Kurti: The vacuum left by the EU is being filled by malicious actors who endanger Kosovo’s security
Gratë në Turqi shndërrojnë gurët e natyrës në kukulla
Ganimete Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj
Plagoset në kokë një person në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë – dy të maskuar ikin nga vendi i ngjarjes
Skandal juridik në Ballkan: Bosnja liron pas ekstradimit një të dyshuar për krim të organizuar
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Në SHBA riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje
TOP Momenti

Në SHBA riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje

Momenti
Momenti
May 14, 2026
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve
Kurti, Konjufca, Gërvalla, Dehari, Haxhiu…,VV e publikon listën me 110 kandidatë, s’ka ndonjë befasi
Gashi: Intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar me Zvicrën
Mickoski për protestat e studentëve të jurisprudencës: I lus që të kenë durim, shumë shpejt do të prezantojmë zgjidhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?