By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrëfimi i Valdete Dakës: Nisi punën si gjyqtarë në moshën 25 vjeçare, tregon sfidat e paragjykimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrëfimi i Valdete Dakës: Nisi punën si gjyqtarë në moshën 25 vjeçare, tregon sfidat e paragjykimet
TOP Momenti

Rrëfimi i Valdete Dakës: Nisi punën si gjyqtarë në moshën 25 vjeçare, tregon sfidat e paragjykimet

Momenti
Published: May 15, 2026

Në muajin që lamë pas u pensionua si gjyqtare, profesion që e kishte nisur si e re.

Por, për 11 vite ajo qëndroi në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht sfidave e presionit, duke arritur ta bënte këtë institucion të besueshëm dhe shembull për organizim të zgjedhjeve.

Valdete Daka, ish kryetare e KQZ-së, në një rrëfim për dokumentarin Expose të Gazeta Blic, ka folur për punën e saj fillimisht si gjyqtare e më pas si kryetare e KQZ-së, vështirësitë, sfidat, presionet, paragjykimet si grua, shkarkimin, ofertat për të hyrë në garën për deputete dhe arsyet e refuzimit të saj.

Si 25 vjeçare kishte nisur punën si gjyqtare, mes sfidave e paragjykimeve si një grua e re, e vetmja në Gjykatën Komunale në Prizren.

Megjithatë, ajo ka arritur që t’u dalë ballë sfidave dhe t’i tejkalojë ato, pa e ndalur punën asnjëherë.

As sfidat e as presioni politik e medial nuk e kanë detyruar të bëjë kompromis për punën e pavarësinë e saj. Ka nisur e ka përfunduar karrierën si gjyqtare, pa u lëkundur në parimet e saj.

“Jam emëruar gjyqtare në vitin 1986, kohë shumë e largët prej tash, para 40 vitesh, kam qenë ndër gjyqtaret më të reja në Kosovë, vetëm 25 vjeçe dhe ka qenë për mua puna e parë, dhe praktikisht e kam punuar tërë jetën, kam punuar si gjyqtare dhe e kam përfunduar karrierën si gjyqtare. Ka pasur sfida në atë kohë, fillimisht si femër sepse kam qenë e vetmja gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prizren, pastaj ndër të paktat në Gjykatën e Qarkut në Prizren por me kohë ndërroi ajo mendësi dhe nuk ekzistoi më si sfidë. Ka qenë sfidë koha kur kemi punuar në sistemin e kaluar dhe kur është dashur të ballafaqohemi me raste me prapavijë nacionaliste, ka qenë bukur e vështirë. Fatbardhësisht unë s’kam qenë pjesë e atyre vendimeve sepse kam punuar me të mitur, mandej me çështje civile dhe s’kam pasur fatin që të ballafaqohem me ato raste. Pastaj jemi larguar nga puna të gjithë gjyqtarët shqiptarë, kemi mbetur pa punë, një pjesë e vështirë e jetës, kur filluan krizat e paraluftës dhe më pas u ballafaquam edhe me luftën”, ka thënë ajo.

Krahasuar me sistemin gjyqësor aktual, Daka thotë se në atë kohë ka qenë tjetër sistem, tjetër shtet e tjera ligje.

“Po atëherë ka qenë komplet tjetër sistem, kemi jetuar në një shtet tjetër, një sistem komunist, tash është krejt diçka tjetër, kanë ndryshuar ligjet, ka ndryshuar qasja, mënyra se si gjyqtarët zgjidhen e punojnë, pak a shumë krejt ndryshe”, është shprehur Daka.

/Gazeta Blic/


source

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?