By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Supremja ia refuzon ndërprerjen e paraburgimit Mihajlo Milovanoviqit, i dyshuar për mashtrime me prona në Veternik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Supremja ia refuzon ndërprerjen e paraburgimit Mihajlo Milovanoviqit, i dyshuar për mashtrime me prona në Veternik
Lajme

Supremja ia refuzon ndërprerjen e paraburgimit Mihajlo Milovanoviqit, i dyshuar për mashtrime me prona në Veternik

Momenti
SHARE

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për ndërprerje të paraburgimit për të pandehurin  Mihajlo Milovanoviq, e paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen penale ndaj të pandehurit M.M., i dyshuar se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale “Mashtrimi i mbetur në tentativë”, “Falsifikimi i dokumentit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktvendimin PPRKR.nr.275/2025 të datës 25.03.2026, të pandehurve M.M. dhe Zh.J. ua kishte vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh, për periudhën nga 25.03.2026 deri më 25.05.2026.

Në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit e Kosovës, me aktvendimin PN.I.nr.384/2026 të datës 10.04.2026, kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe kishte vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë.

“Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësi i të pandehurit M.M., avokati Visar Vehapi, me propozim që aktvendimet e kundërshtuara të anulohen dhe çështja të kthehet në rivendosje, ose të ndryshohen duke e liruar të pandehurin nga paraburgimi, respektivisht duke e zëvendësuar paraburgimin me arrest shtëpiak dhe masa të tjera kufizuese. Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të paraqitura në kërkesë, vlerësoi se kërkesa është e pabazuar”, thotë gjykata.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, rezulton dyshimi i bazuar se i pandehuri mund të ketë kryer veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet.

“Gjykata Supreme vlerëson se ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes; ndikimit në dëshmitarë dhe në bashkë të pandehur, asgjësimit të provave apo koordinimit të deklaratave me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale si dhe rreziku që i pandehuri, nëse lihet në liri, të përsërisë vepra penale të natyrës së njëjtë apo të ngjashme. I pandehuri, së bashku me persona të tjerë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente pronësore dhe ka tentuar regjistrimin e tyre në Zyrën e Kadastrit në Komunën e Prishtinës për parcelën me numër P-…, me sipërfaqe prej 5976 m², e cila ndodhet në Veternik. Gjykata Supreme konstatoi se gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsyetim të mjaftueshëm dhe të bazuar lidhur me vazhdimin e paraburgimit dhe se në rastin konkret nuk janë shkelur dispozitat e procedurës penale”.

The post Supremja ia refuzon ndërprerjen e paraburgimit Mihajlo Milovanoviqit, i dyshuar për mashtrime me prona në Veternik appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dalin nga miniera 18 minatorët e mbetur mbi 16 orë në zgafellë të Trepçës
Lushtaku ende nuk paraqitet në polici, PDK-ja thirrje për tubim para stacionit
Shefi i Doganave dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së, Michael Banks jep dorëheqjen! Zbulohet arsyeja
“Qeveria po ua merr kompetencat komunave”, Ibrahimi: Rekrutimi në komuna po kalon nën kontrollin e nivelit qendror
Agim Veliun për deputet e propozoi Ekrem Hyseni, dalin detaje nga mbledhja e LDK-së në Podujevë
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj
Lajme

Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Momenti
Momenti
May 14, 2026
UFO-ja dhe teoria e engjëjve
Rregullat e reja të Kinës i japin Perëndimit një “dhimbje koke” të re
Varroset Rifat Stojkaj, zyrtari i AAK-së që humbi tragjikisht jetën në aksident
Hoxha: Limaj po e paguan faturën e protagonistit gjatë bllokadës në vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?