By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministra çfarë ndëshkimi do të kërkojë prokuroria?”, Kurti për sulmin ndaj Hysni Mehanit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministra çfarë ndëshkimi do të kërkojë prokuroria?”, Kurti për sulmin ndaj Hysni Mehanit
Lajme

“Ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministra çfarë ndëshkimi do të kërkojë prokuroria?”, Kurti për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Momenti
Published: May 15, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar sulmin fizik që ndodhi të enjten në një kafiteri në qendër të Skenderajt, ku u lëndua zëvendësministri i Financave dhe kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.

Kurti deklaroi se në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë individë apo grupe që sfidojnë shtetin dhe ligjin.

Your browser does not support the video tag.

“Në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë asnjë individ dhe asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin, sepse shteti është tërësia e ligjit”, tha Kurti.

Ai theksoi se në lokalin ku ndodhi incidenti ekzistojnë prova të mjaftueshme për zbardhjen e rastit, përfshirë kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët okularë.

“Ligji i drejtë i Republikës na bën bashkë si shoqëri e jo si dikur që na ndante. Në lokalin në Skenderaj, ku është rrahur dhe përgjakur zëvendësministri i Ministrisë së Financave, njëkohësisht kryetar i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ka kamera dhe ka shumë dëshmitarë”, deklaroi ai.

Megjithatë, Kurti ngriti shqetësime për reagimin e institucioneve të rendit dhe drejtësisë, duke e cilësuar si të vonuar ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë.

“Mora vesh që dy veta janë arrestuar, por në përshtypjen time reagimi i policisë dhe prokurorisë ka qenë i vonuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur më pas në orët e pasmesnatës, por e di që reagimi është dashur të jetë shumë më i shpejtë”, tha Kurti.

Ai krahasoi rastin me dënimet që, sipas tij, janë shqiptuar më herët ndaj aktivistëve të LVV-së për postime në rrjetet sociale.

“Ju e dini që aktivistët e LVV-së për statuse në Facebook janë dënuar me nga një vit e gjysmë burgim. Ta shohim tash Prokuroria për ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministra çfarë ndëshkimi do të kërkojë dhe çfarë dënimi do të japë gjyqësori”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Furnizimi global me ushqime është bërë “dëm kolateral” i konflikteve
Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së
Andy Burnham nuk përjashton mundësinë e rritjes së taksave në buxhetin e vjeshtës
Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?
Ukraina sulmon rafinerinë kryesore ruse: Shpërthen një zjarr i madh pas goditjes

LEXO GJITHASHTU

Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
TOP Momenti
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
Lajme
Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord
Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord
Lajme
Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi
Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi
Lajme
Irani gati për sulm të ri amerikan: Ne e dimë si ta luajmë këtë lojë
Irani gati për sulm të ri amerikan: Ne e dimë si ta luajmë këtë lojë
Lajme

You Might Also Like

Irani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime në Hormuz
Lajme

Irani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime në Hormuz

August 25, 2026
Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
Lajme

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet

August 25, 2026
Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë
Lajme

Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë

August 25, 2026
Moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë
Lajme

Moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?