By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore
TOP Momenti

Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore

Momenti
Published: May 15, 2026

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se fuqizimi i familjes mbetet përgjegjësi shtetërore dhe themel për ndërtimin e një shoqërie më të qëndrueshme dhe më të sigurt.

Sipas saj, familja është hapësira e parë ku ndërtohen siguria, solidariteti, edukimi dhe dinjiteti njerëzor, prandaj meriton mbështetje të vazhdueshme institucionale.

Ajo ka thënë se mënyra se si një shtet kujdeset për familjen reflekton drejtpërdrejt qasjen ndaj drejtësisë shoqërore, barazisë dhe zhvillimit të së ardhmes.

Your browser does not support the video tag.

Gërvalla ka nënvizuar se dhuna në familje, mungesa e mirëqenies ekonomike dhe mungesa e mbështetjes institucionale ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve, pozitën e grave dhe stabilitetin e shoqërisë.

Ajo bëri të ditur se gjatë viteve 2021–2025, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka ndërmarrë reforma në fushën e mbrojtjes sociale dhe familjare, duke e trajtuar mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore si prioritet shtetëror.

Sipas saj, për herë të parë është dyfishuar mbështetja financiare për strehimoret dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, nga 880 mijë euro në vitin 2020 në 2.5 milionë euro në vitin 2025.

Po ashtu, ajo ka theksuar se janë fuqizuar mekanizmat për mbështetjen e fëmijëve pa përkujdes prindëror, janë rritur mbështetjet për familjet strehuese dhe është zgjeruar qasja në ndihmë juridike falas për kategoritë më të cenueshme.

Në deklaratën e saj, Gërvalla ka potencuar se dhuna në familje nuk duhet të trajtohet më si çështje private, por si çështje e sigurisë publike dhe e të drejtave themelore të njeriut.

Ajo u bëri thirrje institucioneve, komunave, shkollave dhe prindërve që të bashkëpunojnë në ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për parandalimin e hershëm të rrezikut dhe për forcimin e familjes.

“Sa më të forta familjet, aq më e qëndrueshme shoqëria, sa më e ulët dhuna, aq më të mëdha mundësitë për zhvillim dhe barazi. Përpjekja dhe angazhimi ynë institucional është i pareshtur, e i përditshëm në këtë drejtim”, ka deklaruar ajo./teve1.info/

source

You Might Also Like

Nga dita e hënë, tërheqja e dokumentit të shtetësisë bëhet në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil
Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë
Efektet e pabesueshme të sodës së bukës
Deputetët e PDK afrohen te hyrja ndërtesës së Qeverisë, e pyesin sigurimin nëse ka ardhur Kurti
Deputetët e PDK-së nga salla e Kuvendit, Hamza deputetëve të LVV-së: I ftoj nga këtu ta konstituojmë Kuvendin

LEXO GJITHASHTU

Raportohet se është arrestuar një person që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”
Raportohet se është arrestuar një person që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”
Lajme
Trump urdhëron Marinën të rikthehet te sistemi i vjetër për lëshimin e avionëve luftarakë
Trump urdhëron Marinën të rikthehet te sistemi i vjetër për lëshimin e avionëve luftarakë
Lajme
Përfundojnë adresimet nga foltorja e Kuvendit, deputetët e PDK’së dhe AAK’së dalin nga salla
Përfundojnë adresimet nga foltorja e Kuvendit, deputetët e PDK’së dhe AAK’së dalin nga salla
Lajme
Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë: Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional
Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë: Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional
Lajme
Deputetët e PDK-së: Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues
Deputetët e PDK-së: Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues
TOP Momenti

You Might Also Like

Diplomojnë 100 zyrtarë të rinj korrektues, Kurti: Kosova ka nevojë për ta dhe pret shumë prej tyre
TOP Momenti

Diplomojnë 100 zyrtarë të rinj korrektues, Kurti: Kosova ka nevojë për ta dhe pret shumë prej tyre

August 14, 2026
Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues
TOP Momenti

Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues

August 14, 2026
Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë
TOP Momenti

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë

August 14, 2026
Çmimi i naftës sot do të jetë 1.73 euro për litër
TOP Momenti

Çmimi i naftës sot do të jetë 1.73 euro për litër

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?