By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Integrimi në BE, Kurti: Vakuumin që lë BE-ja po tentojnë ta mbushin akterë dashakeqë që rrezikojnë sigurinë e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Integrimi në BE, Kurti: Vakuumin që lë BE-ja po tentojnë ta mbushin akterë dashakeqë që rrezikojnë sigurinë e Kosovës
Lajme

Integrimi në BE, Kurti: Vakuumin që lë BE-ja po tentojnë ta mbushin akterë dashakeqë që rrezikojnë sigurinë e Kosovës

Momenti
Published: May 15, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se vakuumi i krijuar nga Bashkimi Evropian po synohet të mbushet nga aktorë të tjerë dashakeqë, të cilët sipas tij po minojnë vlerat evropiane dhe po rrezikojnë sigurinë e Kosovës.

Këto deklarata Kurti i bëri pas takimit me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos me të cilën tha se kanë diskutuar për procesin integrues të Kosovës dhe avancimin drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Your browser does not support the video tag.

“Me komisioneren Marta Kos kemi ngritur edhe çështjen e statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave. Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtëritjes së zgjerimit nga BE duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë rreth 90 për qind, duke e cilësuar si nivelin më të lartë ndër vendet kandidate.

“Gjetja e unitetit nga BE për të marrë vendime rreth Kosovës është e përbashkët”, shtoi ai.

Kurti paralajmëroi se boshllëku i krijuar nga BE-ja po shfrytëzohet nga aktorë të tjerë me qëllime destabilizuese.

“Vakuumi që lë BE-ja po synohet të mbushet nga aktorë të tjerë dashakeqë të cilët i minojnë vlerat e BE-së dhe rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët. Prandaj është përgjegjësi e të gjithëve neve që Kosova të avancojë në procesin e integrimit”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se me komisioneren Kos kanë zhvilluar një takim produktiv, ku kanë diskutuar për progresin e Kosovës në ekonomi, sundimin e ligjit dhe reformat evropiane.

“Kosova është në mesin e tri shteteve më të avancuara nga 15 vendet e Evropës Juglindore për sundimin e ligjit. Ekonomia jonë ka shënuar ngritje, ndërsa kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë me termat më të ashpër”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, Kosova ka ofruar mbështetje për Ukrainën dhe strehim për gazetarët ukrainas, ndërsa gjashtë hapa reformues tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Evropian, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ai tha se mungesa e një Kuvendi funksional ka ndikuar në vonimin e disa reformave dhe po rrezikon afatet e përcaktuara për muajin qershor.

“Mungesa e Kuvendit funksional gjatë vitit të kaluar, por edhe tani, ka bërë që disa reforma të vonohen. Jemi duke punuar për ta minimizuar ndikimin e bllokadave në Kuvend”, tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova ka shënuar progres të moderuar në pesë kapituj të rëndësishëm dhe se raporti i Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim vlerëson lart kuadrin ligjor dhe kushtetues të vendit.

“Kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në, gëzojmë liberalizimin e vizave që nga 1 janari 2024 dhe jemi pjesë e tregut të përbashkët rajonal dhe planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Kurti foli edhe për çështjet e sigurisë rajonale, duke përmendur sulmet në Banjskë dhe në kanalin e Lepencit.

“Kosova ka pësuar dy sulme vitet e fundit në Banjskë dhe në kanalin e Lepencit, të dyja të financuara nga fqinji ynë verior. Kemi një fqinj agresor që të sulmon në vend që të bashkëpunojë. Kjo është sfidë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal”, tha Kurti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Nigel Farage rikthehet në Parlament, fiton zgjedhjet e pjesshme
Zjarri në bregdetin kroat arriti deri në pazh (pamje)
Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën
Kujdes: Një mesazh nga një person i njohur mund t’jua marrë WhatsAppin
Skandal në Britani – paratë e tatimpaguesve shkuan për terapi të ushtarëve izraelitë

LEXO GJITHASHTU

40 deri në 60 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës
TOP Momenti
Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
TOP Momenti
Aksidenti në rrugën Strumicë – Novo Sellë, MPB: Ka humbur jetën një 19-vjeçare
Aksidenti në rrugën Strumicë – Novo Sellë, MPB: Ka humbur jetën një 19-vjeçare
TOP Momenti
Aksidenti me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, policia: Një person mbeti i vdekur, tre të lënduar
Aksidenti me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, policia: Një person mbeti i vdekur, tre të lënduar
Lajme
Abdixhiku: LDK heq dorë nga kërkesat për pozita, ofron mbështetje për president apartiak
Abdixhiku: LDK heq dorë nga kërkesat për pozita, ofron mbështetje për president apartiak
Lajme

You Might Also Like

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh
Lajme

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh

August 14, 2026
Gjini reagon pas vendimit të LDK-së
Lajme

Gjini reagon pas vendimit të LDK-së

August 14, 2026
Mustafa: Kurti është “uzurpator”, PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

Mustafa: Kurti është “uzurpator”, PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive

August 14, 2026
“Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra
Lajme

“Shtëpi, makina dhe anije u dogjën” – Zjarri në bregdetin kroat është shuar, pasojat janë të tmerrshme – Kërkohen 2 gra

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?