By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së
Lajme

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së

Momenti
SHARE

Drejtuesit e autoriteteve të ushqimit të Kosovës dhe Shqipërisë janë dakorduaar për lehtësim të tregtimit mes dy vendeve në përputhje me praktikat e BE-së.

Drejtuesit e autoriteteve të ushqimit të Kosovës dhe Shqipërisë janë dakorduar për lehtësimin e tregtimit të produkteve ushqimore mes dy vendeve, në përputhje me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), drejtori ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti.

“Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha Drejtor Ekzekutiv priti për vizitë Znj. Blerina Gjylameti Drejtoresh e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shqipëri. Në fokus qendrorë të takimit ishte diskutimi për dakordim, të Lehtësimit të tregtisë dhe reduktimi i barrierave administrative mes dy vendeve.

Duke vazhduar me plotësim ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të vendosura ne BE. Koordinim në procedurat e gjurmimit dhe trajtimit të njoftimeve RASFF, njoftim reciprok paraprak për produktet qe re-eksportohen mes dy vendeve dhe bashkëpunim në fushën e ngritjes se kapaciteteve laboratorike dhe njohjen e rezultateve të analizave.

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së Hoxha në fjalën hyrëse të mirëseardhjes, hapi diskutimin mbi të arriturat e deritanishme nga bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fushën e kontrollit ushqimor. Lehtësirat për bizneset ne tregtimin e ushqimeve duke ruajtur gjithmonë shëndetit publikë. Për konsumatorët pa dallim andej e këndej kufirit.

Hoxha u shprehe: se AUV është në rrugë të mirë të digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe kontrolleve. Deri tani kemi arritur në masën rreth 90%. Kjo ngërthen ne vete reforma në shumë drejtime gjithmonë duke pasur model autoritete e vendeve anëtare të BE-së”.

Në fokus të takimit, siç thuhet, ishte reduktimi i barrierave administrative dhe harmonizimi i procedurave për tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të BE-së, koordinimin për trajtimin e njoftimeve të sigurisë ushqimore dhe bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve laboratorike.

Hoxha theksoi se AUV është në proces të digjitalizimit të shërbimeve dhe kontrolleve, duke bërë të ditur se ky proces ka arritur rreth 90 për qind.

Njëherësh, u tha se Shqipëria është duke zbatuar reforma në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, me fokus forcimin e kontrolleve në gjithë zinxhirin ushqimor dhe përafrimin me standardet evropiane.

Sipas AUV-së, palët u dakorduan që Kosova dhe Shqipëria të forcojnë bashkëpunimin dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore.

“Diskutimet vazhduan edhe ne nivelin teknik, mbi harmonizimin e certifikatave, plotësim ndryshimet e atyre aktuale qe janë ne përdorim. Mënyrën e re të plotësimit nga inspektoret ne tren, ku obligim do jetë plotësimi i secilës rubrikë. Se Kosova do të qëndrojë në krahë Shqipërisë për ndihmë ne përmbushje të kritereve si vend i parë qe ka hapur negociatat për anëtarësim.

Ne fushat ku aktualisht Kosova qëndron me mirë në zbatim të kritereve të BE-së ti ndajë me Shqipërinë, po ashtu të ndihmojë në zbatimin e tyre. Nga ana tjetër Shqipëria do të shndërrohet në vendin referencë për Kosovën ne fazat e mëvonshme kur do të nisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

The post Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Burri mban skateboardin në mjekër për mbi një orë – thyen rekord botëror
Deliu-Kodra: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet e linçimet
Mergim Lushtaku reagon sërish, e akuzon ish-deputetin e VV’së Enver Dugollin se iu bëri presion mjekëve ta paraqesin si “lëndim të rëndë”
Haaland flet për garën për titull: Po shohim ndeshje pas ndeshje
KQZ mban mbledhje, shqyrtohen përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Ministri Hoxha takim me homologun Ukrainas: Në Qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën
TOP Momenti

Ministri Hoxha takim me homologun Ukrainas: Në Qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën

Momenti
Momenti
May 12, 2026
Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale
Të paktën 9 të vrarë në Ukrainë nga sulmet ruse me raketa
Arrestohet në Gjakovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për “vjedhje të rëndë”
Gresa Bakraçi me paraqitje të jashtëzakonshme në Shkup: rekord i ri shtetëror dhe vendi i parë në 10 km
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?