By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti nuk u përgjigjet pretendimeve të Osmanit për “takimin me Vuçiqin e Lajçakun”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti nuk u përgjigjet pretendimeve të Osmanit për “takimin me Vuçiqin e Lajçakun”
Lajme

Kurti nuk u përgjigjet pretendimeve të Osmanit për “takimin me Vuçiqin e Lajçakun”

Momenti
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur komentimin e deklaratave dhe akuzave të fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani, lidhur me një takim të pretenduar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçak.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e Osmanit, Kurti nuk dha përgjigje konkrete.

“Duhet të shkojmë me shpejtësi në Ferizaj”, ka deklaruar ai para mediave.

Deklarata u bë të enjten në Mitrovicë, gjatë vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër.

Një ditë më parë, Osmani, e cila do të jetë bartëse e listës së Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, kishte akuzuar Kurtin se kishte zhvilluar një takim disaorësh me Vuçiqin dhe Lajçakun, për të cilin, sipas saj, nuk ishte informuar publiku.

Ajo reagoi edhe ndaj akuzave të ardhura nga Lëvizja Vetëvendosje për “takime të dyshimta” me ish-emisarin amerikan Richard Grenell, ministrin e Jashtëm serb Marko Duric dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas Osmanit, takimi për të cilin po kritikohet ka qenë publik dhe në të kanë marrë pjesë edhe dhjetëra personalitete të tjera.

“Pyetja nuk është çka kam folur unë në një takim që ka qenë publik me dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka folur ai veç me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë. Kerkush tjetër nuk ka qenë aty. Çka ka folur, a e dini ju? As unë se di. Presidente e Republikës, por s’më kanë treguar çka kanë folur. Parlamentin e keni pasur.

A ju ka treguar juve si opozitë ndonjëherë? Kurrë. A nuk mendoni që e kanë detyrim me dalë para qytetarëve? Në një dhomë me presidentin e Serbisë dhe ai Lajçaku-Epsteini. Unë e kam transkriptin e asaj që kam diskutuar dhe incizimin do ta publikojë. Por në parlamentin e ardhshëm do të kërkoj komision hetimor parlamentar për të kuptuar çka kanë diskutuar ata”, ka thënë Osmani në tubim me qytetarë.

source

You Might Also Like

Pas Trump, radha e Putin: Rusia njofton për vizitë të presidentit në Kinë
Sanduiçë me vezë dhe izolim, jeta në karantinën e hantavirusit në SHBA
Abdixhiku njofton për platformën “Hajde folim”: Politika duhet të jetë mes njerëzve, duam të flasim me qytetarët
Pak ditë pas vdekjes, modelja shqiptare i jep lamtumirën ish-partnerit me një dedikim prekës
Rrëzohet kërkesa nga GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Lahi Brahimaj njofton se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore
TOP Momenti

Lahi Brahimaj njofton se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore

Momenti
Momenti
May 12, 2026
Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK
Kërçeli: Shumica parlamentare ka vepruar në një ritëm të shpejtë për shkak të nevojës për vendimmarrje efikase dhe jo për të shmangur demokracinë
Përmbytje të mëdha në Turqi, reshjet e rrëmbyeshme lënë dhjetëra të lënduar
Samsung fillon zyrtarisht shitjen e telefonave të mençur të rinovuar në Indi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?