By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca koreano-jugore zbulon detaje për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca koreano-jugore zbulon detaje për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut
Lajme

Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca koreano-jugore zbulon detaje për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut

Momenti
Published: September 30, 2026

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, konsiderohet “jashtëzakonisht obez” dhe peshon më shumë se 140 kilogramë, por aktualisht nuk ka shenja të ndonjë problemi të rëndë shëndetësor. Të dhënat janë bërë publike nga një ligjvënës i Koresë së Jugut, i cili tha se po citonte raportet e agjencisë së inteligjencës së Seulit. Ligjvënësi Yoon Kun-young deklaroi se Kim është në një grup me rrezik të lartë për sëmundje kardiovaskulare, për shkak të peshës së tij dhe faktorëve të tjerë të njohur të stilit të jetesës. Megjithatë, sipas vlerësimeve të inteligjencës, ai nuk shfaq aktualisht probleme fizike të dukshme dhe është në gjendje të kryejë aktivitete të tilla si ngjitja e shkallëve pa vështirësi.

“Mund të supozojmë se nuk ka asnjë tregues të një problemi shëndetësor, duke pasur parasysh kujdesin e vazhdueshëm që ai merr nga ekipi i tij personal mjekësor”, tha Yoon. Gjendja shëndetësore e Kim Jong-un është prej vitesh objekt spekulimesh ndërkombëtare. Shqetësimet u shtuan veçanërisht në vitin 2020, kur lideri koreano-verior nuk u shfaq në publik për rreth 20 ditë.

Çështja shihet me vëmendje edhe për shkak të rolit të Kim si udhëheqës i një vendi me arsenal bërthamor dhe tensioneve të vazhdueshme në Gadishullin Korean. Kim Jong-un është gjithashtu duhanpirës prej vitesh dhe pesha e tij e lartë është vënë vazhdimisht në fokus. Babai i tij, Kim Jong Il, dhe gjyshi Kim Il Sung, të cilin ai e pasoi në drejtimin e vendit, ishin gjithashtu duhanpirës dhe mbipeshë. Të dy vdiqën pas problemeve kardiake.

Ndërkohë, në vitin 2019, gjatë samitit SHBA-Kore e Veriut në Hanoi, shefi i kuzhinës së Hotel Metropole, Paul Smart, tregoi disa nga preferencat ushqimore të liderit koreano-verior. Ai tha se, bazuar në informacionet që kishte marrë nga kuzhinierët personalë të Kim, udhëheqësi preferonte produkte luksoze dhe ushqime të tilla si havjari, karavidhet dhe foie gras. “Atij i pëlqen havjari, karavidhet, mallrat e vërteta luksoze. Foie gras. Ai me të vërtetë i pëlqen të argëtohet”, kishte deklaruar Smart.

The post Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca koreano-jugore zbulon detaje për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?