By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Xhemajli: UDB-ja kishte të infiltruar, dinte edhe detajet më të fshehta të veprimtarisë sonë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Xhemajli: UDB-ja kishte të infiltruar, dinte edhe detajet më të fshehta të veprimtarisë sonë
TOP Momenti

Xhemajli: UDB-ja kishte të infiltruar, dinte edhe detajet më të fshehta të veprimtarisë sonë

Momenti
Published: September 29, 2026

Ish-veprimtari Bajrush Xhemajli ka deklaruar se UDB-ja kishte persona të infiltruar në rrjetet e veprimtarëve shqiptarë dhe se ata kishin informacione të detajuara për aktivitetet e tyre.

Në kuadër të ciklit të emisioneve “Dosjet”, pjesë e emisionit “Debat Plus”, Xhemajli u shpreh se shërbimi jugosllav kishte persona të infiltruar që përcillnin edhe detaje të hollësishme të aktiviteteve të tyre.

Xhemajli tha se kishte informacione se si UDB-ja kishte mësuar edhe detaje të pazakonta rreth një personi që, sipas tij, ishte fshehur në një thes me fasule.

“Sigurisht. Shiko po e tregoj vetëm një detaj e dinin që më patën marrë mua ata pastaj, çka ke kjo punë. E dinin që Ibrahimi ka qëndru në një thes në grosh, do të thotë kur e ka shkru referatin, ka shkru referatin në korridor, se aty më qetësi, e ka shkru edhe thesin që kishte fasule, e dinin. Në detaje. Po dihet UDB-a e ka pasë kontroll këtë farë pune”, u shpreh Xhemajli.

I pyetur nëse detaje të tilla dëshmojnë për një depërtim të thellë të UDB-së në rrjetet e tyre, Xhemajli tha se kishte persona të infiltruar aq sa i nevojiteshin këtij shërbimi.

“Po sigurisht që ka pas, ka pas aq sa i janë nevojitur edhe më thonin UDB-a shumë herë: ne kemi aq sa na nevojitet. Nuk po them që bëhet çdokush me neve. Me presione e krejt, ka dikush nuk bëhet, por aq sa duam kemi, aq sa na nevojiten, do të kemi dhe besoj që edhe ashtu ka qenë”, deklaroi ai.

Tutje, Xhemajli, u shpreh se rrjeti i UDB-së kishte qenë i gjerë, por theksoi se nuk do të përmendte emra pa pasur prova apo dokumente.

“Aty sigurisht që ka mund se po them rrjeti i UDB-së ka qenë i gjerë. Po unë besoj që ka pas më shumë. Mund ta marrë me mend, por këto nuk është mirë, derisa unë nuk kam dokument që filani ka qenë”, tha ai.

You Might Also Like

DPHM: Vijon periudhë me mot stabil
Marrëveshje në Zyrën e Kryeministrit: Partitë shqiptare garojnë bashkë në zgjedhjet në Serbi
Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
“Jo në emrin tim”, Haziri kërkon veprim nga Kurti: Zgjidhja është në tavolinën tuaj
Berisha nga Strasburgu kërkon rishqyrtimin në Apel të dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

LEXO GJITHASHTU

Partitë e Luginës bëjnë marrëveshje në zyrën e Kurtit për të garuar me një listë në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Partitë e Luginës bëjnë marrëveshje në zyrën e Kurtit për të garuar me një listë në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Lajme
Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun
Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun
Lajme
A e voton PDK një president nga radhët e VV-së nëse kjo e fundit voton ndryshim-ligjin e Speciales, kështu përgjigjet Hamza
A e voton PDK një president nga radhët e VV-së nëse kjo e fundit voton ndryshim-ligjin e Speciales, kështu përgjigjet Hamza
Lajme
Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK
Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK
Lajme
Hamza i prerë: Fillimisht ndryshim-ligji për Specialen, pastaj ulemi e flasim për Presidentin
Hamza i prerë: Fillimisht ndryshim-ligji për Specialen, pastaj ulemi e flasim për Presidentin
Lajme

You Might Also Like

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
TOP Momenti

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK

September 29, 2026
Protesta hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës
TOP Momenti

Protesta hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

September 29, 2026
Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen dy persona
TOP Momenti

Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen dy persona

September 29, 2026
Hargreaves: Dënimet e Speciales janë individuale, jo gjykim ndaj shtetësisë së Kosovës
TOP Momenti

Hargreaves: Dënimet e Speciales janë individuale, jo gjykim ndaj shtetësisë së Kosovës

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?