By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?
TOP Momenti

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?

Momenti
Published: September 29, 2026

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë për rastet KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilit ka trajtuar kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Kryesisë dhe Qeverisë, si dhe afatet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Sipas aktgjykimit të marrë më 23 shtator, Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Megjithatë, Gjykata ka sqaruar se tejkalimi i këtij afati nuk sjell automatikisht shpërndarjen e Kuvendit.

Gjykata ka marrë për bazë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit janë certifikuar më 8 korrik, çka nënkupton se afati 30-ditor për përfundimin e konstituimit të Kuvendit ka skaduar më 7 gusht.

Sipas arsyetimit, seanca konstituive nuk mjafton vetëm të fillojë brenda këtij afati, por duhet të përfundojë me verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në rastin konkret, më 6 gusht deputetët kishin verifikuar mandatet dhe kishin dhënë betimin, ndërsa zgjedhja e kryetares së Kuvendit ishte bërë më 9 shtator. Procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve kishte vazhduar më 11 dhe 13 shtator.

Gjykata ka konstatuar se, ndonëse ky afat është detyrues, Kushtetuta nuk parasheh shpërndarjen automatike të Kuvendit si pasojë të mosrespektimit të tij.

Sipas aktgjykimit, tejkalimi i afatit megjithatë ka prodhuar pasoja juridike, pasi ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet e tjera kushtetuese.

Një nga pikat kryesore të aktgjykimit lidhet me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor për këtë proces ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata ka theksuar se Kuvendi duhet ta zhvillojë dhe përfundojë procedurën për zgjedhjen e presidentit brenda këtij afati.

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, sipas aktgjykimit, Kuvendi shpërndahet në bazë të nenit 82 të Kushtetutës, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja.

Gjykata ka trajtuar edhe mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit. Ajo ka konstatuar se votimi i tyre veç e veç nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi as Kushtetuta dhe as Rregullorja e Kuvendit nuk kërkojnë që ata domosdoshmërisht të votohen në pako.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte posti i nënkryetarit që i takon grupit të dytë më të madh parlamentar.

Gjykata ka vlerësuar se PDK-ja nuk e ka humbur të drejtën për ta propozuar nënkryetarin e saj, pavarësisht se kandidatura e Vlora Çitakut nuk kishte marrë votat e nevojshme dhe ishte tërhequr përkohësisht.

Sipas Gjykatës, kjo e drejtë kushtetuese “nuk ishte konsumuar”, ndaj deputetët duhet ta zgjedhin sa më parë nënkryetarin nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar edhe zgjedhjen e Qeverisë më 13 shtator dhe ka konstatuar se vendimi nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Sipas Gjykatës, Qeveria është zgjedhur brenda afateve përkatëse dhe me shumicën e kërkuar kushtetuese.

Në përfundim, Gjykata ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, por kjo nuk ka sjellë shpërndarjen e tij automatike; Qeveria është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën; PDK-ja ruan të drejtën për postin e nënkryetarit; ndërsa presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor.

Gjykata ka refuzuar gjithashtu kërkesën për masë të përkohshme dhe ka përcaktuar se aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij.

Akgjykimi i PLOTË/Telegrafi.

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?