By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryeziu e pyet LVV-në: A është kontrolli i Presidentit më i rëndësishëm se funksionimi i institucioneve e shmangia e zgjedhjeve?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryeziu e pyet LVV-në: A është kontrolli i Presidentit më i rëndësishëm se funksionimi i institucioneve e shmangia e zgjedhjeve?
Lajme

Kryeziu e pyet LVV-në: A është kontrolli i Presidentit më i rëndësishëm se funksionimi i institucioneve e shmangia e zgjedhjeve?

Momenti
Published: September 29, 2026

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka rikujtuar se kanë mbetur edhe shtatë ditë për arritjen e një marrëveshjeje politike, para se vendi të shkojë për herë të katërt në zgjedhje.

“Edhe 7 ditë mundësi për marrëveshje politike, para se vendi të shkojë për herë të katërt në zgjedhje”, shkroi Kryeziu në krye të një postimi në Facebook.

Ai tha se Kosova për rreth dy vjet përballet me kriza institucionale, zgjedhje të përsëritura dhe institucione që funksionojnë me mandate në detyrë.

“Për rreth dy vjet, vendi përballet vazhdimisht me kriza institucionale, me zgjedhje të përsëritura dhe me institucione që vazhdojnë të funksionojnë me mandate në detyrë. Në këto rrethana, përgjegjësia politike nuk mund të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Ajo bie para së gjithash mbi subjektin që ka mandatin më të madh politik dhe që udhëheq qeverisjen e vendit. Sa më e madhe fuqia politike, aq më e madhe është edhe përgjegjësia për të gjetur zgjidhje”, shkroi ai.

Kryeziu ka argumentuar se zgjedhja e një presidenti nga radhët e opozitës nuk do të nënkuptonte humbjen e mandatit të Qeverisë për të qeverisur.

“Nëse pozita e Presidentit i lihet opozitës dhe zgjidhet një personalitet që respekton Kushtetutën dhe mund të garantojë funksionimin institucional, Qeveria nuk humb mandatin e saj për të qeverisur. Presidenti nuk është një ‘kryeministër i dytë’, ndërsa kompetencat e tij kushtetuese nuk e bëjnë automatikisht pengesë për ushtrimin e mandatit të Qeverisë”,tha Kryeziu.

Ai i ka drejtuar një pyetje Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me prioritetin që duhet t’i jepet pozitës së Presidentit dhe funksionimit të institucioneve.

“Prandaj, pyetja që duhet t’i bëhet VV-së është e thjeshtë: a është kontrolli i pozitës së Presidentit më i rëndësishëm sesa funksionimi i institucioneve dhe shmangia e zgjedhjeve të katërta brenda dy vitesh? Nëse një kompromis për zgjedhjen e Presidentit e zhbllokon shtetin, i bën institucionet funksionale dhe i shmang edhe një palë tjetër zgjedhjesh, pasojat ekonomike e politike, atëherë cila është arsyeja për të mos u bërë ky kompromis?”, ka shkruar ai.

Në fund, Kryeziu tha se një fitore e madhe në zgjedhje nuk nënkupton autorizim për bllokimin e institucioneve.

“Një fitore e madhe elektorale nuk është autorizim për ta mbajtur shtetin peng të vullnetit të një lideri apo të një subjekti politik. Mandati për të qeverisur nënkupton edhe përgjegjësinë për të ndërtuar institucione funksionale, për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje politike kur sistemi bllokohet”.

The post Kryeziu e pyet LVV-në: A është kontrolli i Presidentit më i rëndësishëm se funksionimi i institucioneve e shmangia e zgjedhjeve? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?