By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Supremja shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Supremja shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci
TOP Momenti

Supremja shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci

Momenti
Published: September 29, 2026

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës, të paraqitur kundër Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar pikën C të Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik, me të cilën lejohej specializimi në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci.

Shoqata e Biokimistëve Klinikë të Kosovës kishte parashtruar padi administrative në Gjykatën Supreme, kundër Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar dispozitën e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026, përmes së cilës ishin ndryshuar kriteret për specializim në Biokimi Klinike dhe ishte mundësuar aplikimi për këtë specializim edhe për kandidatët që kanë përfunduar Masterin në Farmaci, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Supremja njofton se pas shqyrtimit të padisë, përgjigjes në padi, deklarimeve të palëve, provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor publik, si dhe analizimit të dispozitave kushtetuese, ligjore dhe nënligjore relevante, kjo Gjykatë ka vlerësuar se kërkesëpadia e paditëses është e themeltë.

“Pika C e Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 përcaktonte fushat në të cilat mund të specializojnë personat që kanë përfunduar Masterin në Farmaci ndërkohë që Gjykata ka vlerësuar se përfshirja e Biokimisë Klinike në këtë listë është e papranueshme dhe se dispozita përkatëse duhet të shfuqizohet”, thuhet në njoftim.

Në këtë vlerësim, Gjykata ka krahasuar përmbajtjen akademike dhe profesionale të Farmacisë dhe Biokimisë Klinike dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për dy drejtime me objektiva studimi, kompetenca profesionale dhe profile profesionale të dallueshme.

“Farmacia është e orientuar kryesisht drejt barnave, produkteve medicinale dhe përdorimit të tyre, ndërsa Biokimia Klinike është e orientuar në analizat laboratorike dhe në mbështetjen laboratorike të procesit diagnostik. Për rrjedhojë, të dyja fushat kanë objektiva të ndryshme të formimit, përmbajtje të ndryshme të programeve studimore dhe orientim të ndryshëm në praktikën shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Kështu, Gjykata Supreme ka theksuar se specializimi nuk mund të shihet i shkëputur nga formimi paraprak i kandidatit.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, specializimi pasuniversitar në fushën e mjekësisë nënkupton një formim të avancuar profesional, i cili ndërtohet mbi njohuritë dhe aftësitë e fituara më parë gjatë studimeve universitare.

“Në këtë kuptim, lejimi i farmacistëve për specializim në Biokimi Klinike nuk mund të arsyetohet vetëm me ekzistencën e disa lëndëve të përbashkëta, si kimia, biologjia apo fiziologjia, pasi këto dy fusha kanë orientime dhe profile profesionale të ndryshme”, thuhet më tej.

Theks të veçantë, Supremja vë në dallimin ndërmjet aftësisë akademike dhe identitetit profesional, duke konstatuar se fakti që programi i Farmacisë përmban elemente të Biokimisë nuk e shndërron farmacistin në biokimist klinik.

“Sipas Gjykatës, specializimi duhet të vlerësohet edhe në raport me pasojat profesionale që krijon pas përfundimit të tij. Lejimi i personave që nuk e kanë ndjekur formimin bazë përkatës për të ushtruar më pas veprimtari në fushën e Biokimisë Klinike, përfshirë shërbimet laboratorike diagnostikuese, do të nënkuptonte që përmes specializimit të arrihet një profil profesional që nuk është fituar përmes studimeve bazë dhe masterit”, thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se një qasje e tillë mund të ndikojë në strukturën e tregut të punës dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke pasur parasysh se Farmacia dhe Biokimia Klinike nuk barazohen as nga legjislacioni përkatës dhe as nga sistemi shëndetësor.

“Në aktgjykim, Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë nuk ka dëshmuar, as gjatë procedurës gjyqësore dhe as gjatë hartimit dhe nxjerrjes së aktit nënligjor, se zgjerimi i kritereve për specializim në Biokimi Klinike ishte bërë për shkak të ndonjë nevoje të përcaktuar shëndetësore”, thekson Supremja.

Sipas Gjykatës, plotësimi i kërkesave të grupeve apo shoqatave të ndryshme profesionale nuk mund të prevalojë ndaj nevojave të sistemit shëndetësor dhe nuk mund të cenojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore të kërkuara me ligj.

Gjykata Supreme ka konstatuar gjithashtu se UA, në pjesën që është objekt shqyrtimi, bie ndesh me nenin 5 të UA për Standardet e Hartimit të Akteve Normative.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës, në rastin konkret nuk është përcaktuar një problem i ri dhe as një veprim i justifikuar që do të kërkonte nxjerrjen e një udhëzimi të ri administrativ, pasi çështja e specializimit ishte tashmë e rregulluar me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2023”, njofton Gjykata.

Gjykata Supreme ka theksuar se, në rast të paraqitjes së nevojës për ndryshimin ose plotësimin e dispozitave ekzistuese, kjo mund të bëhej përmes ndryshimit dhe plotësimit të aktit përkatës, dhe jo përmes nxjerrjes së një udhëzimi të ri, siç është vepruar në rastin konkret. /BetimipërDrrejtësi/

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?