By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab
Lajme

Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab

Momenti
Published: September 28, 2026

Bedri Zyberaj, ish-epror i UÇK-së në Shtabin e Drenocit të Rahovecit, ka folur në një intervistë ekskluzive për Lirim Mehmetajn në VOX Kosova për Behajdin Allaqin, rasti i të cilit është përmendur në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Prokuroria e Specializuar kishte pretenduar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin ndër personat që e kishin parë për herë të fundit Behajdin Allaqin. Dhe ishin bindur se është kryer edhe vrasja e tij.

Zyberaj, i cili ishte në Shtabin e UÇK-së në Drenoc, ka rrëfyer për takimet që kishte pasur me Allaqin, duke treguar edhe se si e kishte strehuar atë në shtëpinë e tij.

Ai ka treguar se Allaqi kishte shkuar më pas drejt Prizrenit, perpara se te ndahej me Gani Paqarizin qe ky i fundit kishte thene se e kishte përcjellë Allaqin për në shtëpinë e tij.

“Ai ka ardhur një herë Behajdini te ne, ka ardhur në shkolle tek unë. Ne qershor. Kur ka ardhe e ka kërkuar personin Shaban Shala. Me tha që kam dëgjuar se Shaban Shala eshte ne shtabin tonë. I thash si ushtar apo si çfare? Me tha: jo, kam degjuar se eshte i ndaluar. I tregova se jo nuk kam dijeni per kete. I tregova që s’është kompetencë e imja. E drejtova te Gani Paqarizi qe ishte kompetent. Ishte rreth ores 10 e paradites, kur eshte be ora 14:30, me ka taku prape, i thash a keni mbaru pune, me tha po, dicka kemi mbaru, e tutje do te vazhdojme. I thash cfare ke ne plan te besh, tha te levizi per ne shtepi, prisnim nëse po vjen diçka per udhetim se ishte zone embbyllur. Nuk erdhi asgje. U ndje pak i lodhur, me ka kerkuar te shkoje ne familjen time. Ikam derguar femijet nga shkolla me e percjelle deri ne shtepine time. Ka shkuar në familjen time, me fjetë.. Atë natë s’ka pasë me çka me u kthy në shtëpi të vet, i kam bo konak në shtëpinë time. Se deshti me shku, po s’pat me çka, se izolim. Të nesërmen ka shku në Prizren… rrëfen Zyberaj për VOX Kosova.

“Ka ardhur përsëri herën e dytë. Pas disa ditësh ka ardhur prapë, e ka pasë një letër në dorë, të formatit A4, gjysmë të shkruar, më ka ra në sy. E nxorri prej një kese, i kish sjellë ca gjëra vajzës sime dhe një plin për kafe për familjen tonë se tha paski shumë mysafirë. Ne ishim të izoluar, s’kishim mundësi me dalë me lëvizë. Edhe shkuan me Gani Paqarizin prape, une vazhdova punen time, s’kisha ndonje arsye per interesim.” tregon Zyberaj.

“Pas 2 javësh kanë ardhë miqtë e shokët me u interesu. Pyesinin ku eshte Behajdini. E pyeta Ganiun, se ai ishte personi i vetëm që ishte me të. Unë s’mund të them se ishte edhe dikush, sepse veç me Ganiun, Behajdini kishte shku. E pyeta Ganiun, çka është puna e Behajdinit se po thonë s’ka ardhë. Tha: ‘Jo more, ka kry punë me neve çka ka pasë edhe e kam përcjellë, ka shku për shpi’. Këto janë fjalët e Gani Paqarizit që m’i ka thanë mu, që ka nejt i fundit me të.” Aty ku e kemi taku ne, atë s’ka qenë në shtab Kadri Veseli as Hashim Thaçi. Me pasë qenë ata në shtab, unë e kisha ditë, i kisha pa. S’kanë qenë aty ato ditë fare.” vazhdon rrefimi i Zyberajt.

Zyberaj ka treguar se interesimi për fatin e Allaqit kishte vazhduar gjatë vitit 1998 dhe se, në fund të atij viti, njëra nga motrat e tij i kishte kërkuar përgjigje me shkrim për gjithçka që dinte.

Ai ka thënë se asaj ia kishte kthyer përgjigjen me shkrim dhe se kishte përshkruar atë që kishte parë dhe përjetuar si dëshmitar.

“Një muaj e gjysmë mas kësaj kohe kur janë kthy, interesimi për Behajdinin ka qenë i vazhdueshëm gjatë vitit ’98. Isha në Krushë të Madhe, në fund të ’98-ës. Ka ardhur një nga motrat e Behajdinit, më kanë kërkuar përgjigje me shkrim për gjithçka që di. Këtë që jau thashë juve, jau kam kthyer përgjigjen me shkrim motrës së Behajdin Allaqit. Unë edhe në letër edhe tani po e tregoj atë që e kam pa, e kam qenë dëshmitar. Dëshminë ia kam dhënë, katër faqe me shkrim dore, në detaje kam rrëfye”, thotë Zyberaj.

Rrëfimi i Zyberajt vazhdon për drejtësinë. Për faktin se si Prokuroria Speciale e intervistuan ne 2020-en por e përjashtuan si dëshmitar.

“Për fatin e Behajdin Allaqit më kanë intervistuar edhe Prokuroria Speciale në Kosovë më 2018, Syle Hoxha, edhe Prokuroria e Dhomave të Specializuara në janar 2020, pra Gjykata Speciale. Të dy fjalët jau kam edhe dhënë të dy prokurorëve. Por Prokuroria e Prokurorisë Speciale e kishin pasë letrën time të plotë, 26 dhjetor ’98. E shkruante data e letrës që e kam shkruar. Ne shkurt të vitit 2023 më kanë thirrë në telefon, në Viber, Prokuroria e Dhomave të Specializuara edhe me verifiku a jam unë Bedri Zyberaj. Dhe më thanë: ‘Siç mund ta dish tani, në mars pritet procesi të fillojë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, dhe ti je dëshmitar i Prokurorisë, të vjen koha si dëshmitar, në fund të vitit 2023 ose 2024’. Më tha: ‘Nëse mbrojtja tenton të ju kontaktojë, na trego neve. E mora si pohim edhe kam pritë, por sa zgjati procesi, mua as nuk më kanë lajmëruar që të kemi heqë nga dëshmitarët, as nuk e ftuan të dëshmojë.” deklaron Zyberaj.

Sipas tij, ajo që ai ka treguar për herën e fundit kur e ka parë Behajdin Allaqin në Shtabin e Drenocit, përfshirë personat që kanë qenë me të, është pjesë e dëshmisë që ua ka dhënë autoriteteve.

The post Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zvicra vë në qarkullim robotaksinë e parë autonome
Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
Protesta e 13 kundër aktgjykimit të Hagës, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Identifikohen mbetje mortore të dy personave, Limani: S’janë nga Grupi i Intelektualëve, njëri është nga Klina, tjetri nga Istogu

LEXO GJITHASHTU

Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
TOP Momenti
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Lajme
Bedri Hamza me familje i bashkohet protestës në Prishtinë
Bedri Hamza me familje i bashkohet protestës në Prishtinë
TOP Momenti
Mucunski: Qeveria është e fokusuar në integrimin gradual paralelisht me reformat për anëtarësim të barabartë në BE
Mucunski: Qeveria është e fokusuar në integrimin gradual paralelisht me reformat për anëtarësim të barabartë në BE
TOP Momenti
Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës
Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë
Lajme

Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë

September 28, 2026
Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë
Lajme

Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë

September 28, 2026
Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja
Lajme

Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja

September 28, 2026
“Të bashkuar rreth vlerës sonë madhore: UÇK”, Bedri Hamza del me familjen në natën e trembëdhjetë të protestës
Lajme

“Të bashkuar rreth vlerës sonë madhore: UÇK”, Bedri Hamza del me familjen në natën e trembëdhjetë të protestës

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?