By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një i vdekur dhe 33 të plagosur në Kiev nga sulmet ruse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një i vdekur dhe 33 të plagosur në Kiev nga sulmet ruse
Lajme

Një i vdekur dhe 33 të plagosur në Kiev nga sulmet ruse

Momenti
Published: May 14, 2026

Rusia ka sulmuar Ukrainën me një valë masive dronësh dhe raketash gjatë orëve të hershme të së enjtes, duke lënë të paktën një të vdekur dhe 33 të plagosur në Kiev, thanë autoritetet ukrainase.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, mbrojtja ajrore rrëzoi ose bllokoi 693 objektiva ajrore, përfshirë 41 raketa dhe 652 dronë. Megjithatë, disa raketa dhe dronë goditën 24 lokacione nëpër vend, ndërsa dëme u raportuan edhe në Kiev, Kharkiv, Sumy, Odesa dhe qytete të tjera.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia përdori raketa balistike dhe raketa lundruese, duke shtuar se sulmet tregojnë se Moska nuk po synon përfundimin e luftës. Ai bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Në lagjen Darnytsia të Kievit, një ndërtesë banimi u shemb pjesërisht pas sulmit, ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën dhjetëra persona nga rrënojat. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se 18 apartamente janë shkatërruar dhe se pati probleme me furnizimin me ujë në disa pjesë të qytetit.

Sipas AP, sulmi ndodhi vetëm disa orë pas një tjetër sulmi masiv gjatë ditës së mërkurë, ku Ukraina tha se Rusia përdori rreth 800 dronë ndaj afro 20 rajoneve të vendit, përcjell KosovaPress.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, e lidhi sulmin me vizitën e presidentit amerikan Donald Trump në Kinë dhe takimin e tij me presidentin kinez Xi Jinping, duke thënë se Rusia po vazhdon të paraqesë kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

The post Një i vdekur dhe 33 të plagosur në Kiev nga sulmet ruse appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët
Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional

LEXO GJITHASHTU

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
TOP Momenti
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
TOP Momenti
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
TOP Momenti

You Might Also Like

Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar
Lajme

Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar

September 27, 2026
Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Lajme

Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK

September 27, 2026
Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë
Lajme

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë

September 27, 2026
Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
Lajme

Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?