By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shërbimi ynë jointeligjent
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shërbimi ynë jointeligjent
TOP Momenti

Shërbimi ynë jointeligjent

Momenti
Published: September 28, 2026

Vënia nën masë arresti e Drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit duket se i ka alarmuar të gjithë. Arrestimi është lajm i padëgjuar kurrë ndër ne e më përtej, ndërkohë që devijimet alarmate të këtij shërbimi nga ligji nuk kanë munguar përgjatë historisë tonë.

Është i mirëkuptueshëm dhe i ligjshëm zemërimi i qytetarëve të zakonshëm, që tashmë nuk dinë se kujt t’i besojnë më në këtë vend.

Por, e papranueshme është maskarada e politikanëve dhe e deputetëve që nxitojnë të lajnë duart apo të përbetohen për ndershmëri, moral apo integritet, ndërkohë që kanë fjetur gjumë (në rastin më të mirë) për gati tri dekada rrënuese për vetë shërbimin informativ.

Diskutimi publik për ish-drejtuesen e shërbimit tashmë nuk ka asnjë vlerë, përpos devijimit të diskutimit në detaje banale romantike.

Tërmeti katastrofik i ndodhur duhet të shërbejë për të diskutuar rreth shërbimit dhe jo rreth drejtueses së pafat të tij.

Drejtuesit politikë përgjegjës dhe deputetët, që aktrojnë sot plot hipokrizi për dramën, duhet të pyesin vetën dhe t’i përgjigjen popullit shqiptar për disa pyetje të rëndësishme:

1. A e dini se ligji në fuqi për Shërbimin Informativ të Shtetit është i bazuar në Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991, pra jo në ndonjë kushtetutë, por dispozitat provizore që tepruan si rrënojë nga Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1976?!

2. A e dini se cili parlament i ka miratuar këto dispozita?!

3. A ju vjen turp për këtë?!

4. Përse përmes mosveprimit tuaj keni lejuar që ky shërbim informativ, që në fakt duhej të ishte një shërbim inteligjent, të funksionojë në bazë të një ligji qesharak që është më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shqipërisë?

5. Përse nuk kuptoni ende se, në këto rrethana, për gati tri dekada, praktikisht Shërbimi Informativ funksionon pa ligj?

6. Përse nuk kuptoni ende se një shërbim që funksionon “de facto” pa ligj është një kërcënim potencial serioz për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për rrjedhojë edhe për sigurinë e vendit.

7. Përse keni lejuar që Shërbimi Informativ të jetë struktura më e pakontrolluar në Shqipëri, ndërkohë që strukturat homologe nga vendet e NATO-s dhe vendet e tjera demokratike janë më të kontrolluarat ndër të gjitha institucionet e një shteti normal?

Sigurisht që sot shtrohen edhe shumë pyetje të tjera, por ato të mësipërmet janë më të parat dhe me urgjentet.

Fatin e ish-drejtueses së shërbimit tashmë e ka në dorë drejtësia, por fatin e shërbimit informativ shtetëror dhe fatin e Shqipërisë e kanë në dorë në një masë të konsiderueshme drejtuesit dhe përfaqësuesit politikë të saj.

Ndërprerja e menjëhershme e dëmeve të pallogaritshme që shërbimi dhe vendi kanë pësuar nga kjo gjëmë, që ende po ndodh, si dhe marrja e masave për ndërtimin e një shërbimi të mirëfilltë inteligjent të bazuar në parime, përvoja dhe standarde demokratike dhe perëndimore është sot një detyrë emergjente kombëtare.

Nëse nuk arrini të kuptoni këtë gjë, apo nëse përtoni të merreni me të për shkak të miliona ‘prioriteteve’ të tjera që ndiqni, të paktën bëni një akt minimal formal: ndryshoni datën e miratimit të ligjit, sepse është më shumë se turp që Ligji për Shërbimin Informativ të Shtetit të jetë më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shtetit.

Në vend të që qani apo të shkulni flokët përpara kamerave për dramën, kujtohuni se ky shërbim, me të njëjtin ligj si sot, i solli dëme kolosale vendit në vitin e tmerrshëm 1997.

Por, sot nuk mundet më që përsëri të gjithë të rendin pas gurit të radhës që është hedhur në lumë.

Askush nuk mund të pranojë më se problemi i vërtetë është një drejtuese e papërshtatshme.

Jo dhe jo!

Problemi i vërtetë është se kemi një shërbim informativ fantazëm dhe shumë më tepër se kaq! /Gazeta “Panorama”/

You Might Also Like

Unioni i Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim: Presim vendimin e Kushtetueses
EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave
Lëndohet një këmbësor i mitur në një aksident trafiku në Shkup
Siguria e IA-së kërkon sy brenda laboratorit
Dy orë para seancës, Kurti largohet nga Kuvendi – hesht për takimin me Hamzën

LEXO GJITHASHTU

Merr flakë lokali në Athinë ku u ekzekutua Pëllumb Islami, policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme
Merr flakë lokali në Athinë ku u ekzekutua Pëllumb Islami, policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme
Lajme
Lushtaku kërkon unifikim politik rreth Gjykatës Speciale
Lushtaku kërkon unifikim politik rreth Gjykatës Speciale
Lajme
Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti
Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti
Lajme
Peticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroshevac”
Peticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroshevac”
Lajme
Aksident i rëndë në Turqi, shtatë të vdekur dhe 13 të plagosur
Aksident i rëndë në Turqi, shtatë të vdekur dhe 13 të plagosur
Lajme

You Might Also Like

Aktgjykimi i Speciales në Kuvend – zhvillimet minutë pas minute
TOP Momenti

Aktgjykimi i Speciales në Kuvend – zhvillimet minutë pas minute

September 28, 2026
Një punonjës në Maqedoni u kushton punëdhënësve gati 13 mijë euro në vit
TOP Momenti

Një punonjës në Maqedoni u kushton punëdhënësve gati 13 mijë euro në vit

September 28, 2026
Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj
TOP Momenti

Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj

September 28, 2026
Mirëqenia përtej pagës dhe sfidat e grave e të rinjve në tregun e punës – Brikena Berisha së shpejti në “Rrugëtimi”
TOP Momenti

Mirëqenia përtej pagës dhe sfidat e grave e të rinjve në tregun e punës – Brikena Berisha së shpejti në “Rrugëtimi”

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?