By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin
Lajme

Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin

Momenti
Published: September 28, 2026

Për 10 pozitat e rezervuara për prokurorë nga komuniteti serb, vetëm 3 persona kanë aplikuar në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Ky institucion, e hapi konkursin më 4 gusht, për gjithsej 34 prokurorë të rinj.

Nga Këshilli Krokurorial i Kosovës nuk kanë treguar detaje pas mbylljes së konkursit, por televizioni ka kuptuar që vetëm 3 serbë kanë aplikuar, dhe se asnjëheri prej tyre, nuk është pjesë e listës së prokurorëve të dorëhequr.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, siç e dini, ka zgjatur afatin e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj, me qëllim që t’u mundësohet pjesëmarrje e barabartë të gjithë kandidatëve të interesuar, përfshirë edhe kandidatët nga komuniteti serb, afat shtesë ky, i cili është përmbyllur më 28 shtator 2026. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të të dhënave për numrin e aplikimeve të pranuara gjatë këtij afati shtesë, komisioni përkatës i KPK-së do të ofrojë informatat për numrin e përgjithshëm të aplikuesve, përfshirë aplikuesit nga komuniteti serb.”

KPK-ja kishte vendosur për shtyerjen e afatit për konkurs për disa ditë, meqë nuk kishte aplikuar asnjë kandidat nga ky komunitet.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se mos aprovimi i kthimit të prokurorëve e gjyqtarëve serb, në sistemin e drejtësisë do të sjellë pasoja.

“Mund të krijoj probleme sepse bëhet fjalë për vende të rezervume që ne nuk mund të i plotësojmë në asnjë mënyrë, ne mund të bëjmë bartje të kuadrave nga pjesa tjetër e Kosovës në veri ose këtu për mos me leju me grumbullu lëndë, por ato janë të rezervuar.”

Ndërkohë që në GLPS, thonë se njëjtë sikurse KPK-ja duhet të veprojë edhe Këshilli Gjyqësor që sa më shpejtë të plotësohen vendet e rezervuara për komunitetin serb.

“Duke qenë se në këtë konkurs kemi pak kandidat serb normalisht se konkursi duhet të vijoj tutje me procedura të tjera dhe të rekrutohen aq kandidat që kanë aplikuar dhe që i plotësojnë kushtet për këto pozita, pra është e mira që KPK-ja ka ndërmarr hapa për plotësimin e këtyre pozitave dhe vlerësojmë se ky proces duhet të konkretizohet me një proces të ligjshëm dhe transparent.”, ka deklaruar Liridon Salihu – Hulumtues në GLPS.

Në lidhje me hapjen e konkursit për plotësimin e vendeve të gjyqtarëve serb, nuk kanë kthyer përgjigje nga Këshilli Gjyqësor.

Prokurorët e gjyqtarët serb të dorehequr në vitin 2022, muaj më parë kërkuan që të tërhiqnin dorëheqjet e tyre dhe të kthesheshin në vendet e tyre të punës, por kjo nuk u aprova as nga KPK-ja e as nga KGJK-ja./TVDUKAGJINI

source

You Might Also Like

Zhegrova shënon nga penalltia, Kosova ngushton rezultatin ndaj Austrisë
Austria mposht Kosovën 3:1, Zhegrova shënon nga penalltia
Dua Lipa ndan momente nga dasma familjare në Pejë: Po na rritet rrethi
Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë
Sonte protestë “Jo në emrin tim” edhe në Gjakovë, mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi

LEXO GJITHASHTU

Ish të burgosurit politik shqiptarë i tregojnë Hagës për trajtimin e vërtetë çnjerëzor
Ish të burgosurit politik shqiptarë i tregojnë Hagës për trajtimin e vërtetë çnjerëzor
TOP Momenti
Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup
Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup
TOP Momenti
Arrestimet e veteranëve në Maqedoni -kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
Arrestimet e veteranëve në Maqedoni -kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
TOP Momenti
Fruthi në Kosovë- tre raste po trajtohen në Klinikën e Infektivës
Fruthi në Kosovë- tre raste po trajtohen në Klinikën e Infektivës
TOP Momenti
Kurti e Hamza nuk deklarohen pas takimit të zhvilluar
Kurti e Hamza nuk deklarohen pas takimit të zhvilluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë kundër aktgjykimit në Hagë
Lajme

Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë kundër aktgjykimit në Hagë

September 28, 2026
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Irani nuk po negocionte “me mirëbesim” për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Irani nuk po negocionte “me mirëbesim” për t’i dhënë fund luftës

September 28, 2026
PDK reagon ndaj kronikës së RTK-së: Raportim i pavërtetë se kemi kërkuar uljen e dënimeve në Hagë
Lajme

PDK reagon ndaj kronikës së RTK-së: Raportim i pavërtetë se kemi kërkuar uljen e dënimeve në Hagë

September 28, 2026
Kurti e përmbledh në video javën që e kaloi në Nju Jork, Haga, të zhdukurit, Lugina ndër temat e diskutuara
Lajme

Kurti e përmbledh në video javën që e kaloi në Nju Jork, Haga, të zhdukurit, Lugina ndër temat e diskutuara

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?