By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup
TOP Momenti

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Momenti
Published: September 28, 2026

Shqipëria planifikon ndryshim të përfaqësimit diplomatik në Prishtinë e Shkup.

Një prej anëtarëve në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme i tha Top Channel, Muhamed Veliu, se më 9 tetor parashikohen në këtë komision dy dëgjesa, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh.

Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.

Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup.

Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.

Kujtojmë se zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup.

Avokat i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zë i fuqishëm për çështjet shqiptare në rajon, Denion Meidani e ndërtoi mandatin e tij në Shkup mbi një diplomaci aktive dhe të pranishme.

Nga avancimi i projektit One Stop Shop, te shpërndarja e Abetares së Unifikuar dhe qëndrimet e forta diplomatike në momente kur përfaqësimi politik shqiptar mungonte ose ishte i zbehtë, ai kërkoi ta kthente Ambasadën në një pikë konkrete mbështetjeje për shqiptarët. Veçanërisht domethënëse ishte mbështetja për studentët shqiptarë në kauzën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, një angazhim i adresuar institucionalisht dhe i vlerësuar publikisht nga vetë përfaqësuesit e studentëve.

Një mandat që synoi ta bënte diplomacinë shqiptare më të dukshme, më pranë komunitetit dhe më të angazhuar me çështjet që prekin drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Atë kohë pati disa raportime, të cilat sugjeronin se ministri Ferit Hoxha kishte marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN për qëndrimet dhe rolin e ambasadorit Meidani në ato protesta.

Por Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur tërësisht të pabazuara.

Theksonte në një reagim për mediat se “çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”.

Këto nuk janë të vetmet dy lëvizje ambasadorësh.

Javën e shkuar, në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme u zhvillua dëgjesa me ambasadorin tonë në Londër, Uran Ferizi, të cilit i është besuar drejtimi i Misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë.

Për momentin nuk është vendosur ende se kush do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.

source

You Might Also Like

Ish të burgosurit politik shqiptarë i tregojnë Hagës për trajtimin e vërtetë çnjerëzor
Arrestimet e veteranëve në Maqedoni -kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
Fruthi në Kosovë- tre raste po trajtohen në Klinikën e Infektivës
Kurti e Hamza nuk deklarohen pas takimit të zhvilluar
Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

LEXO GJITHASHTU

Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin
Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin
Lajme
Zhegrova shënon nga penalltia, Kosova ngushton rezultatin ndaj Austrisë
Zhegrova shënon nga penalltia, Kosova ngushton rezultatin ndaj Austrisë
Lajme
Austria mposht Kosovën 3:1, Zhegrova shënon nga penalltia
Austria mposht Kosovën 3:1, Zhegrova shënon nga penalltia
Lajme
Numër i madh i qytetarëve pjesëmarrës edhe në natën e 12-të protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Numër i madh i qytetarëve pjesëmarrës edhe në natën e 12-të protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Dua Lipa ndan momente nga dasma familjare në Pejë: Po na rritet rrethi
Dua Lipa ndan momente nga dasma familjare në Pejë: Po na rritet rrethi
Lajme

You Might Also Like

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
TOP Momenti

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person

September 28, 2026
Me një minutë heshtje për “drejtësinë e dështuar” mbyllet protesta e 12-të më radhë në Prishtinë
TOP Momenti

Me një minutë heshtje për “drejtësinë e dështuar” mbyllet protesta e 12-të më radhë në Prishtinë

September 28, 2026
Një Ferizaj pa “Urosevac”,mblidhen rreth 14 mijë nënshkrime nga qytetarët
TOP Momenti

Një Ferizaj pa “Urosevac”,mblidhen rreth 14 mijë nënshkrime nga qytetarët

September 28, 2026
Përmeti, destinacion turistik përtej sezonit, Bashkia synon të tërheqë vizitorë gjatë gjithë vitit
TOP Momenti

Përmeti, destinacion turistik përtej sezonit, Bashkia synon të tërheqë vizitorë gjatë gjithë vitit

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?