Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar video në Facebook për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kurti tha se gjatë vizitës zhvilloi takime me liderë dhe zyrtarë të lartë të shteteve mike të Kosovës, drejtues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe me pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Neë York.
Sipas Kurtit, në këto takime u diskutua për një sërë çështjesh, përfshirë aktgjykimin në Hagë, personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët, sipas tij, për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës.
Ai tha se temë diskutimi ishin edhe ekonomia dhe zhvillimi, siguria dhe mbrojtja, si dhe perspektiva euro-atlantike e Kosovës.
“Javën që po e lëmë pas ishim për vizitë në ShBA për Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Nga takimet me liderë e zyrtarë të lartë shtetesh mike të Republikës dhe me drejtues institucionesh ndërkombëtare, tek ato me mërgatën tonë të çmuar në Neë York”.
“Ngritëm një sërë temash e diskutimesh, përfshirë aktgjykimin e padrejtë në Hagë, të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës, sikurse biseduam për ekonomi e për zhvillim, për siguri e për mbrojtje, si dhe për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Express
The post Kurti e përmbledh në video javën që e kaloi në Nju Jork, Haga, të zhdukurit, Lugina ndër temat e diskutuara appeared first on Gazeta Express.

