By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
Lajme

SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme

Momenti
Published: September 27, 2026

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se ka dërguar përfaqësues në mbarë botën për t’iu bërë presion vendeve që ta izolojnë ekonomikisht Iranin, duke përmendur kufizime të reja që kanë goditur linjat ajrore të Republikës Islamike dhe sektorët bankarë.

“Me udhëzimin tim, ekipet janë dislokuar në mbarë globin për t’u angazhuar me shtetet dhe për të kërkuar veprim kundër regjimit iranian”, shkroi ai në X.

“Këto përpjekje po japin rezultate”, shtoi sekretari Bessent.

Bessent tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar të gjitha fluturimet e kompanive ajrore iraniane dhe se Turqia dhe Omani kanë ndaluar fluturimet hyrëse të Mahan Air.

Emirati i Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë ajrore iraniane, me disa fluturime në ditë, si dhe atje ka një komunitet të madh iranian.

Një artikull i Wall Street Journal, të cilin e shpërndau Bessent, tha se ndihmëssekretari i Thesarit për financimin e terrorizmit ka udhëtuar nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropë për dy javë për të shtyrë përpara planin për vendosjen e asaj që Bessent e quajti “Dita D ekonomike” ndaj Iranit.

Sipas kësaj media amerikane, janë zhvilluar diskutime me më shumë se 50 vende.

Së voni, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një “ofensivë ekonomike” ndaj Iranit, që synon ndërprerjen e çdo burimi ekonomik të regjimit. Bessnet ka thënë në gusht se masat synojnë izolimin e Republikës Islamike.

Masat amerikane vijnë në kohën kur SHBA-ja dhe Irani ende nuk kanë arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se beson që një marrëveshje për përfundimin e konfliktit do të arrihet pas zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen në SHBA në nëntor. /REL

The post SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Inteligjenca artificiale kontrollon shinat në Zvicër, zbulon deri në 1,500 defekte në muaj
Mbetet në burg Bledar Cafi, akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”

LEXO GJITHASHTU

Zubin Potoku nën hetim për krime lufte, 13 persona të arrestuar deri më tani
Zubin Potoku nën hetim për krime lufte, 13 persona të arrestuar deri më tani
TOP Momenti
Janevska: Janë refuzuar 252 studentë për akomodim në konviktet studentore
Janevska: Janë refuzuar 252 studentë për akomodim në konviktet studentore
TOP Momenti
Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
TOP Momenti
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
TOP Momenti
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Lajme

Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten

September 27, 2026
REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
Lajme

REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme
Lajme

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

September 27, 2026
CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme
Lajme

CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?