By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Lajme

Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK

Momenti
Published: September 27, 2026

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se këtë vit në këtë klinikë janë operuar 191 raste me kancer të gjirit, ndërsa gjithsej janë realizuar 507 ndërhyrje në gji, përfshirë edhe rastet me tumore beninje dhe biopsitë.

Kolgeci në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se shifrat e rasteve me kancer të gjirit këtë vit janë përafërsisht të njëjta me vitin e kaluar, por sipas tij, duke marrë parasysh rënien e popullsisë, sëmundja ka tendencë të jetë në rritje.

“Për këtë vit ne, në qoftë se i bëjmë krahasimet me vitin e kaluar edhe këtë vit, atëherë shifrat përafërsisht janë të ngjashme. Mundet me qenë një lëvizje që është plus, minus dhjetë raste më shumë ose më pak, mirëpo nëse i krahasojmë shifrat e vitit të kaluar me shifrat e këtij viti atëherë ndalemi se janë përafërsisht të njëjta. Po pavarësisht prej kësaj, numri i kancerit të gjirit domethënë është i njëjtë, por mosha është, popullata është në rënie, atëherë do të themi se kjo sëmundje jo që nuk është duke u stopuar, po përkundrazi ka një tendencë në rritje”, tha ai.

Sipas Kolgecit, nga 507 ndërhyrjet në gji të realizuara këtë vit, 191 kanë qenë raste me kancer të gjirit që janë operuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa rastet e tjera kanë qenë tumore beninje.

“Vitin e kaluar kishim qenë rreth statistika të ngjashme, por këtë vit ne kemi pasur vetëm në ndërhyrje në gji kanë qenë 507 raste. 507 raste këto janë rastet që kemi bërë në sallën e vogël, në sallën e madhe dhe intervenimet e tjera që kanë të bëjnë vetëm me kancerin e gjirit, siç janë për shembull edhe biopsitë me core needle biopsy. Prej këtyre rasteve që neve i potencuam, janë diku 191 raste që kanë qenë me kancer të gjirit që janë operuar në rastet në klinikën tonë, ndërsa rastet e tjera janë raste me tumore të gjirit që janë beninje”, tha ai.

Kolgeci ka theksuar se mosha dhe faktorët gjenetikë janë ndër faktorët kryesorë që lidhen me shfaqjen e kancerit të gjirit. Ai ka bërë thirrje për kontrolle dhe ekzaminime më të shpeshta në rastet kur në familje ka histori të kancerit të gjirit.

“Atëherë shkaqet kryesore që për me u paraqit një kancer i gjirit janë, gjithmonë është mosha. Me kalimin e viteve domethënë mundësia për me u paraqit një kancer i gjirit është mundësi shumë e madhe. Mandej janë faktorët gjenetikë, historia familjare; kur nëna, tezja apo motra janë me kancer të gjirit, familjarët e tjerë nuk duhet të jenë krejt të pashqetësuar, po faktikisht duhet të bëjnë analizat e nevojshme ose ekzaminimet e shpeshta se mundësia për me u paraqitur është gjithashtu shumë e madhe”, ka thwnw ai pwr Ekonomia Online.

Si faktorë të tjerë, ai ka përmendur menstruacionet e hershme, menopauzën e vonshme, mbipeshën, pirjen e duhanit dhe alkoolit, aktivitetin e ulët fizik dhe ushqyerjen.

“Faktor tjetër është menstruacione e hershme dhe menopauzat e vonshme. Mbipesha, pirja e duhanit dhe alkoolit janë gjithmonë ashtu, një, dhe aktivitetet e pakta fizike janë një ndër shkaqet që mundet me ndiku në karcinomën e gjirit. Gjithashtu është edhe ushqyeshmëria. Ushqimi gjithmonë është jo vetëm te kanceri i gjirit po te kanceret e tjera është ushqimet e shëndetshme sa më shumë natyrale, është mundësia për me e parandalu është më e madhe tw këtë sëmundje malinje”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale ka thënë se lista e pritjes për ndërhyrjet kirurgjike për kancerin e gjirit në këtë klinikë është rreth tre javë, duke e cilësuar këtë si një kohë të nevojshme për përgatitjen e pacientëve dhe kryerjen e ekzaminimeve para operimit.

“Sa i përket karcinomeve të gjirit po dhe karcinomeve të mushkërive e të tjera që neve i operojmë, unë me këtë mund të them se mburremi me këtë për arsye se lista e pritjes te neve është shumë e vogël. Nuk shkon, faktikisht është diku, shkon deri 3 javë që është një kohë që pacientëve iu duhet për me u përgatit edhe për analizat e tjera të nevojshme për intervenim kirurgjik, qoftë një analizë që neve na duhet në rutinë apo edhe mendimi i anesteziologut apo mendimi i kardiologut edhe mendimi i pulmologut për intervenime kirurgjike. Në vendet e tjera në qoftë se i krahasojmë, unë nuk kam shumë informacione të sakta, por ato që i shoh prej bashkëqytetarëve tonë, presin me muaj të tërë për me bë një intervenim kirurgjik, ndërsa në klinikën tonë intervenimet kirurgjike për kancerin e gjirit janë diku rreth tre javë. Maksimumi shkon tre javë, edhe atë sidomos te këto javët e fundit e kemi ngushtu aq shumë saqë, për arsye se i kemi dhënë prioritet shumë të madh”, tha ai.

Sa i përket stafit, Kolgeci ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë 12 kirurgë të punësuar, ndërsa edhe tre kirurgë të tjerë, të cilët kanë përfunduar specializimin, aktualisht janë vullnetarë në klinikë.

“Atëherë sa i përket stafit, neve në klinikën tonë i kemi 12 kirurgë që jemi të punësuar, i kemi edhe tre kirurgë të tjerë të cilët kanë kry specializimin dhe janë momentalisht, janë si vullnetarë në klinikën tonë dhe presim që sa më shpejt me hapjen e konkurseve të bashkëngjiten në ekipet tona. Ndërsa sa i përket stafit të mesëm, ne sikur edhe klinikat e tjera ndoshta shpesh herë është ndier mungesa e tyre, që t’i kthehemi pyetjes tuaj, nga klinika jonë nuk kemi pasur asnjë infermier që ka kërku largimin nga klinika jonë ose për me shkuar jashtë shtetit. Deri tani nuk kemi pasur”, tha ai.

The post Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional
Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar
Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë
Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
TOP Momenti
Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
TOP Momenti
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti
Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”
Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”
TOP Momenti

You Might Also Like

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje
Lajme

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

September 27, 2026
Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse
Lajme

Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse

September 27, 2026
Pensionistët në Zvicër marrin pensionin e 13-të në dhjetor, ja sa pritet të jetë
Lajme

Pensionistët në Zvicër marrin pensionin e 13-të në dhjetor, ja sa pritet të jetë

September 27, 2026
Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit 16 vjet më parë
Lajme

Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit 16 vjet më parë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?