By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”
TOP Momenti

​Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Momenti
Published: September 27, 2026

Kryeministria i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ditën e dielë sapo të kthehet nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit, duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, ora e saktë të adresimit të kryeministrit Rama do të njoftohet paraditen e së nesërmes.

“Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”. Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite”, thuhet në njoftim.

Vizita e kryeministrit në SHBA, e cila filloi me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku ai njoftoi planin për hapjen e një konsullate shqiptare dhe theksoi prioritetin e “Shqipërisë 2030”, vijoi me angazhime të rëndësishme në Nju Jork, shkruan rtsh.

Në kuadër të kësaj, Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, ku njoftoi se qeveria ka nisur krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës.

Sipas kryeministrit, ky regjistër do të shërbejë si “një dritare për të gjithë ata që duan të investojnë sadopak ose sado shumë në Shqipëri”.

Ai iu referua Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2030, të miratuar në samitin e fundit të diasporës, e cila mbështetet në katër shtylla kryesore: qeverisjen dhe shërbimet, dialogun dhe ekspertizën e diasporës, ekonominë dhe inovacionin, si dhe gjuhën e kulturën për brezat e rinj.

Rama theksoi se ndryshimi më i rëndësishëm në marrëdhënien me diasporën ka ndodhur “në mendësi”, duke e kthyer atë në një lidhje “shumë gjithëpërfshirëse dhe organike”.

Ai vlerësoi rolin e emigrantëve shqiptarë si një “det i madh energjie” dhe theksoi se Shqipëria nuk është më një vend mbijetese, por një vend shprese, ku pritshmëritë kanë kaluar nga “ka edhe më keq” te “ka edhe më mirë”.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryeministri mori pjesë edhe në aktivitete të tjera me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke prekur tema si inteligjenca artificiale, integrimi europian dhe pozicioni i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. /rtsh/

You Might Also Like

E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”

LEXO GJITHASHTU

Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Lajme
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional
Lajme
Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar
Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar
Lajme
Infermierja sulmohet fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
Infermierja sulmohet fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
TOP Momenti
Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Lajme

You Might Also Like

Përleshje me armë e thikë në Veternik, dy të lënduar dhe tetë të arrestuar
TOP Momenti

Përleshje me armë e thikë në Veternik, dy të lënduar dhe tetë të arrestuar

September 27, 2026
Mëngjes i freskët, ditë me diell – parashikimi i motit për sot
TOP Momenti

Mëngjes i freskët, ditë me diell – parashikimi i motit për sot

September 27, 2026
Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
TOP Momenti

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra

September 27, 2026
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
TOP Momenti

Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?