By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Radovishi deri në Bullgari me rrugë të shpejtë, Nikolloski: Punimet pritet të nisin në vjeshtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Radovishi deri në Bullgari me rrugë të shpejtë, Nikolloski: Punimet pritet të nisin në vjeshtë
TOP Momenti

Nga Radovishi deri në Bullgari me rrugë të shpejtë, Nikolloski: Punimet pritet të nisin në vjeshtë

Momenti
Published: September 26, 2026

Një rrugë e re e shpejtë pritet të lidhë Radovishin me kufirin bullgar, përmes Strumicës dhe Novo Sellës.

Ministri i Transportit Aleksandër Nikollovski njoftoi se për projektin tashmë është shpallur procedura për përzgjedhjen e kompanisë që do të përgatisë dokumentacionin dhe studimet e nevojshme. Ofertat mund të dorëzohen deri më 8 tetor, ndërsa synimi është që kjo lidhje të krijojë një korridor të ri rrugor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Synimi ynë është të ndërtohet një rrugë e shpejtë që do të kalojë nga Radovishi përmes Strumicës, deri në Novo Sellë – kufirin me Bullgarinë, dhe në këtë mënyrë të kemi një lidhje tjetër, përmes autostradës ose rrugës së shpejtë, me Republikën e Bullgarisë”, tha Nikolloski.

Projekti parashikon që dokumentacioni dhe studimet të përfundojnë brenda gjashtë deri në nëntë muaj, pas së cilës do të zgjidhet kompania që do të realizojë punimet. Rruga e shpejtë do të financohet me mjete vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Nikolloski pret që, nëse procedurat zhvillohen sipas planit, punimet në terren të nisin deri në vjeshtë.

“Ajo që dua të them është se do të përdorim mjete vetanake nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore. Ndërmarrja është në gjendje të mirë financiare, ka të hyra të mira dhe do të mund ta ndërtojmë këtë projekt. Le të mos jetë premtim, por nëse gjithçka shkon mirë dhe kemi procedurë të mirë për përzgjedhjen, fillimisht të kompanisë konsulente e më pas të kompanisë ndërtuese, pres që deri në vjeshtë të fillojmë punimet ndërtimore në terren”, tha Nikolloski.

Ministri theksoi se traseja e planifikuar nuk do të përfundojë në Strumicë, por do të vazhdojë deri në kufirin me Bullgarinë. /tv21

You Might Also Like

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
Kosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia

LEXO GJITHASHTU

Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Lajme
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë
Lajme
Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Lajme
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Lajme
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme

You Might Also Like

11 net protestë, organizatorët kërkojnë hapa konkretë nga institucionet
TOP Momenti

11 net protestë, organizatorët kërkojnë hapa konkretë nga institucionet

September 26, 2026
Kryetarja e ASHAK-ut për aktgjykimin e Hagës: Rezerva të thella ndaj mënyrës si është konceptuar Specialja
TOP Momenti

Kryetarja e ASHAK-ut për aktgjykimin e Hagës: Rezerva të thella ndaj mënyrës si është konceptuar Specialja

September 26, 2026
Nga Amerika vjen filmi i ri për Skënderbeun, pritet të shfaqet në ekranet e mëdha më 2027
TOP Momenti

Nga Amerika vjen filmi i ri për Skënderbeun, pritet të shfaqet në ekranet e mëdha më 2027

September 26, 2026
Dita e 11-të e protestës, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Dita e 11-të e protestës, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?