By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërvalla: Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’iu kontrollohet pasuria çdo 3 vjet, shkarkohen nëse performojnë dobët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërvalla: Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’iu kontrollohet pasuria çdo 3 vjet, shkarkohen nëse performojnë dobët
Lajme

Gërvalla: Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’iu kontrollohet pasuria çdo 3 vjet, shkarkohen nëse performojnë dobët

Momenti
Published: September 26, 2026

Qeveria e Kosovës dje në një mbledhje elektronike njoftoi se miratuar Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve  dhe Prokurorëve, përmes të cilit tha se përcaktohen rregullat e rekrutimit, vlerësimit të performancës, kontrollit të integritetit, statusit dhe çështje tjera lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës.

Para njoftimit të Qeverisë, për këtë ligj dhe pakon ku bën pjesë edhe ky ligj që Ministria e Drejtësisë i procedoi për miratim në Qeveri, sot në një konferencë për media foli ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, raporton Gazeta Express.

Aty ajo njoftoi se “pakoja e pesë ligjeve të reformës i shkon Kuvendit të Kosovës për herë të parë”.

“Reforma është pjesë e deklaratës së përbashkët të zotimit të nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria. Ajo synon efikasitet, profesionalizëm, integritet dhe llogaridhënie të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe është në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut”, tha Gërvalla.

Më pas, ajo u ndal te detajet e këtij ligji ku tregoi se ai synon që gjyqtarëve e prokurorëve t’ia kontrollojë pasurinë dhe tha se ata mund të shkarkohen për shkak të “performancës së dobët”.

“Ligji po ashtu parasheh kritere të veçanta për vlerësimin e performancës të kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve bazuar në organizimin dhe udhëheqjen e punës, efikasitatetin, transparencës e gjykatës dhe prokurorisë dhe kompetencave personale të tyre”.

Gërvalla tha se parashihet edhe mundësia e ankesës për vlerësimin e bërë të performancës së gjyqtarit dhe prokurorit drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme.

“Për herë të parë Ligji parasheh që gjyqtarët dhe prokurorët mund të shkarkohen për shkak të vlerësimit të dobët të performancës. Ndërkohë që masat disiplinore të shqiptuara do të përfillen gjatë procesit të avancimit të gjyqtarit apo prokurorit. Por, gjyqtarët dhe prokurorët do të shkarkohen edhe në rast se vërtetohen që kanë pasuri të pajustifikueshme pasi që Ligji parasheh edhe kontrollin e  integritetit në kuadër të të cilit është edhe kontrolli i plotë i pasurisë së çdo gjyqtari dhe prokurori çdo tri vite. Por, Ligji nuk parasheh vetëm kritere më të larta cilësore të performancës dhe integritetit, por edhe më shumë siguri për gjyqtarët dhe prokurorët”.

Ministrja e Drejtësisë tha se ligji po ashtu parasheh masa të veçanta të mbrojtjes për gjyqtarët dhe prokurorët si dhe familjet e tyre në rast të kërcënimit.

Gërvalla tha se transferimi i gjyqtarëve në një gjykatë tjetër apo prokurorëve në një prokurori tjetër do të bëhet “me kritere strikte ligjore me qëllim ngritjen e efikasitetit”.

Sipas saj, masat e ndërmarra disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve do të bëhen publike nga KGJK dhe KPK.

The post Gërvalla: Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’iu kontrollohet pasuria çdo 3 vjet, shkarkohen nëse performojnë dobët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë
Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

LEXO GJITHASHTU

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
TOP Momenti
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
TOP Momenti
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
TOP Momenti
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme
“Jo në emrin tim” edhe në Tiranë, tifozët shqiptarë i dalin në mbrojtje UÇK-së
“Jo në emrin tim” edhe në Tiranë, tifozët shqiptarë i dalin në mbrojtje UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Erdhi në Kosovë për një aheng familjar, dalin pamje ku Dua Lipa shihet duke vallëzuar
Lajme

Erdhi në Kosovë për një aheng familjar, dalin pamje ku Dua Lipa shihet duke vallëzuar

September 26, 2026
“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
Lajme

“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov

September 26, 2026
‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Lajme

‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës nga një shpërthim në Athinë – 6 të vdekur, mes viktimave 3 shqiptarë, dy prej tyre motër e vëlla
Lajme

Shembja e ndërtesës nga një shpërthim në Athinë – 6 të vdekur, mes viktimave 3 shqiptarë, dy prej tyre motër e vëlla

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?