By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike
Lajme

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Momenti
Published: September 26, 2026

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, qëllimi i të cilit është themelimi, organizimi dhe përcaktimi i kompetencave të Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe përcaktimi i procedurës për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Këtë ligj dje e procedoi për Qeveri ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve  dhe Prokurorëve, përmes të cilit përcaktohen rregullat e rekrutimit, vlerësimit të performancës, kontrollit të integritetit, statusit dhe çështje tjera lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës.

Qeveria miratoi edhe Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili ka për qëllim të rregullojë sistemin e përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës, duke përcaktuar parimet, procedurat, organet kompetente dhe masat disiplinore që zbatohen në rast të shkeljeve të përcaktuara të detyrimeve si gjyqtarë, përkatësisht prokurorë.

Po ashtu, Qeveria miratoi edhe një sërë vendimesh tjera:

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, qëllimi i të cilit është themelimi, organizimi dhe përcaktimi i kompetencave të Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe përcaktimi i procedurës për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Miratuar Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve  dhe Prokurorëve, përmes të cilit përcaktohen rregullat e rekrutimit, vlerësimit të performancës, kontrollit të integritetit, statusit dhe çështje tjera lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës.

Miratuar Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili ka për qëllim të rregullojë sistemin e përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës, duke përcaktuar parimet, procedurat, organet kompetente dhe masat disiplinore që zbatohen në rast të shkeljeve të përcaktuara të detyrimeve si gjyqtarë, përkatësisht prokurorë.

Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.08/L-249.

Miratuar Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është të sigurojë zhvillimin profesional dhe cilësor, të vazhdueshëm dhe të standardizuar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë të lidhur me sistemin e drejtësisë.

Miratuar Projektligjin për Energjinë, përmes të cili bëhet përcaktimi i parimeve dhe rregullave të përgjithshme që rregullojnë aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, për të siguruar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji, për të mundësuar pjesëmarrjen aktive në tregjet rajonale dhe panevropiane të energjisë dhe për të krijuar kushte për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues, që ofron çmime të përballueshme të energjisë të bazuara në treg, mbrojtje dhe fuqizim të konsumatorit, përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, integrimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme, si dhe përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.

Miratuar Projektligjin për Energjinë Elektrike, qëllimi i të cilit është përcaktimi i rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit.

Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.

Miratuar Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, qëllimi i të cilit është të përcaktojë parimet, rregullat, organizimin dhe mekanizmat institucionalë për mbështetjen, promovimin dhe nxitjen e aktiviteteve inovative dhe ndërmarrëse, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe mjedisor në Republikën e Kosovës.

Miratuar Projektligjin për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare.  Qëllimi i këtij projektligji është parandalimi i vonesave të pagesave në transaksionet tregtare, si dhe përcaktimi i rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatë-vonesave, në rastet e furnizimit me mallra dhe shërbime ndërmjet shoqërive tregtare si dhe ndërmjet shoqërive tregtare dhe autoriteteve publike, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut, duke nxitur aftësinë konkurruese të shoqërive tregtare.

Miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për Kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për pozitat e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelës me sipërfaqe prej 6078.21 m², Zona Kadastrale Semajë, Komuna Kaçanik, sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 23.12.2026 për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelave, Zona Kadastrale Vasilevë dhe Zona Kadastrale Korroticë e Epërme, Komuna Gllogoc, në sipërfaqe prej 24923 m², sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 10.09.2029 për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror dhe vendosjen e mekanizmit.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelës, Zona Kadastrale Rahovec, Komuna Rahovec, me sipërfaqe prej 47231 m², sipas Kërkesës nga Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 19.05.2039 për nxjerrjen e gurit gëlqeror.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelës, Zona Kadastrale Samadrexhë, Komuna Suharekë, me sipërfaqe prej 24997 m²,  sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri me datë 09.01.2031 me qëllim të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelës, Zona Kadastrale Samadrexhë, Komuna Suharekë, me sipërfaqe prej 7289 m², sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri me datë 10.02.2029 me qëllim të vendosjes së mekanizimit për seperim të gurit gëlqeror.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelës, Zona Kadastrale Zatriq, Komuna Rahovec, me sipërfaqe prej 49999 m², sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri me datë 23.10.2040, me qëllim të shfrytëzimit të gurit dekorativ.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelave, Zona Kadastrale Raçak, Komuna Shtime, me sipërfaqe prej 19998 m², sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 26.08.2028 për vendosjen e mekanizmit për seperim dhe deponim të materialit të ngurtë.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelave, Zona Kadastrale Raçak, Komuna Shtime, me sipërfaqe prej 3348 m², sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 26.09.2027 për seperim të gurit.

Miratuar vendimin për qiradhënie për pjesë të parcelave, Zona Kadastrale Strazhë, Komuna Kaçanik, me sipërfaqe prej 29287 m², sipas Kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kohëzgjatje deri me datë 30.04.2028, me qëllim të nxjerrjes dhe shfrytëzimit të gurit gëlqeror.

Miratuar Deklaratën e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2027-2029, e cila përcakton kornizën e politikave për përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe buxhetin vjetor te hartuar nga Ministria e Financave.

Miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 19.03.2026, ashtu që cilit Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut i vazhdohet mandati edhe për 3 muaj.

Miratuar vendimin për Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Ulët dhe atë të Mesme Drejtuese.

Miratuar vendimin për pezullimin nga marrëdhënia e punës të nëpunësit civil të kategorisë së lartë drejtuese.

The post Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë
Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

LEXO GJITHASHTU

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
TOP Momenti
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
TOP Momenti
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
TOP Momenti
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme

You Might Also Like

“Jo në emrin tim” edhe në Tiranë, tifozët shqiptarë i dalin në mbrojtje UÇK-së
Lajme

“Jo në emrin tim” edhe në Tiranë, tifozët shqiptarë i dalin në mbrojtje UÇK-së

September 26, 2026
Erdhi në Kosovë për një aheng familjar, dalin pamje ku Dua Lipa shihet duke vallëzuar
Lajme

Erdhi në Kosovë për një aheng familjar, dalin pamje ku Dua Lipa shihet duke vallëzuar

September 26, 2026
“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
Lajme

“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov

September 26, 2026
‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Lajme

‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?