By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës
TOP Momenti

Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës

Momenti
Published: September 26, 2026

Ministrja Drejtësisë, Donika Gërvalla ka folur sot lidhur me akuzat që i janë bërë asaj se ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale dhe se ka heshtur pas aktgjykimit, dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla në një konferencë për media e pyetur lidhur me këtë çështja tha se nuk ka heshtur, por një deklaratë në emër të Republikës së Kosovës e ka lëshuar kryeministri Albin Kurti, ndërkaq, siç u shpreh “ajo dhe ekipi i saj i janë futur punës me qëllim që të përgatitem për një betejë ligjore në instancën e ardhshme.

“Deklaratat që më lidhin mua me bashkëpunimin me Gjykatën Speciale tashmë janë bërë bozë sepse i kam shpjeguar disa herë. Nuk ka asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, e as me Gjykatën Speciale… nuk ka asnjë pikë takim timin, as direkt as indirekt, mirëpo edhe pak dhurim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt dhe do ta shohim shumë shpejt. Një shpresë të vogël e kam që të paktën ata që më së shumti kanë bërtitur në këtë lëmi, ata që më shumti më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash që paktën para pasqyrë të skuqen për një moment që nuk kanë dashur të dëgjojnë faktet, por kanë zgjedhur të përsërisin gënjeshtrat e vëna në qarkullim nga ata vetë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ministrja Gërvalla mohoi akuzat e bëra se ajo ka heshtur pas vendimit të Gjykatës Speciale që i dënoi katër ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.

“…Unë nuk kam heshtur. Jam ministre e Drejtësisë, kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq unë së bashku me ekipin tim qysh ditën e parë i jemi futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Gjykatës Speciale është betejë ligjore, nuk është betejë deklaratash në media.

Si betejë ligjore, ne duhet të jemi profesionistë, të mençur, me kokën të ftohtë, pa shumë bërtitma duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme”, tha ajo.

Më tej ministrja e Drejtësisë tha se është e bindur se Qeveria mund të bëjë më shumë, por siç tha ajo duhen analizuar të gjitha rrethanat dhe secili ta kryejë punën e tij si duhet dhe me ndershmëri.

“Jam e bindur se mund të bëjmë më shumë, por jemi duke analizuar të gjitha rrethanat që secili në pozicionin e tij, në përgjegjësinë e tij ta kryej punën e tij si duhet dhe me ndershmëri”, tha ajo.

Ndërkaq, në lidhje me kërkesat për dorëheqjen e saj, Gërvalla tha se është e drejtë e secilit qytetar të kërkojë dorëheqjen e ministrave. /Telegrafi/

You Might Also Like

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve

LEXO GJITHASHTU

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
TOP Momenti
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Lajme
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
TOP Momenti
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Lajme
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Lajme

You Might Also Like

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
TOP Momenti

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

September 27, 2026
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
TOP Momenti

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së

September 27, 2026
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
TOP Momenti

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

September 27, 2026
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
TOP Momenti

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?