By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prodhonin akull për shitje në kushte johigjienike, ngritet kallëzim penal ndaj dy personave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prodhonin akull për shitje në kushte johigjienike, ngritet kallëzim penal ndaj dy personave
TOP Momenti

Prodhonin akull për shitje në kushte johigjienike, ngritet kallëzim penal ndaj dy personave

Momenti
Published: September 26, 2026

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy banorëve të Radovishit, të cilët në mënyrë të paautorizuar dhe në kushte johigjienike prodhonin akull, ku është konstatuar prania e baktereve. Ujin për prodhim e siguronin përmes një lidhjeje ilegale me rrjetin e ujësjellësit.

SPB Strumicë–NJPP Radovish, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Radovish, ka paraqitur kallëzim penal ndaj T.D. (62) dhe S.D. (62), të dy nga Radovishi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer në vazhdimësi veprën penale “prodhimi dhe nxjerrja në qarkullim e produkteve të dëmshme ushqimore dhe produkteve të tjera”, sipas nenit 213 të Kodit Penal.

Të kallëzuarit, prej disa vitesh, si prodhues të paregjistruar të akullit, kanë prodhuar akull në kushte të improvizuara dhe johigjienike dhe, në këtë mënyrë, e kanë nxjerrë në mënyrë të pasigurt në qarkullim, duke ua shitur personave të tjerë juridikë dhe fizikë.
Më 16.09.2026, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë–NJPP Radovish, në koordinim me një inspektor shtetëror të ushqimit nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, kanë kryer kontrolle në banesë dhe ambiente të tjera, në katër lokacione që i përdornin të kallëzuarit, njoftoi sot policia.

Sipas MPB-së, në tarracën në pjesën përdhese të shtëpisë ku jetonin, janë gjetur ngrirëse në të cilat kishte një numër të madh qesesh me kuba akulli. Akulli ishte ruajtur dhe lënë nga të kallëzuarit për shitje në formën e vetëshërbimit, ndërsa paratë nga shitja liheshin në një kuti të veçantë.

Ndërkaq, në ambientet e bodrumit të shtëpisë janë gjetur katër makina për prodhimin e akullit në kube, si dhe një frigorifer-ngrirës tjetër, në të cilin kishte një sasi të madhe kubash akulli, të paketuara në qese për shitje.

Me udhëzim të inspektorit shtetëror, një ekip specialistësh nga një laborator i akredituar për analizimin e ushqimit dhe ujit ka marrë mostra të ujit që përdorej si lëndë e parë për prodhimin e akullit, të produktit të gatshëm – akullit nga qeset e tre ngrirëseve – si dhe mostra nga pajisjet për prodhimin e akullit.

Nga raporti i marrë pas analizave mikrobiologjike dhe kimike të ujit është konstatuar se vetëm uji i përdorur përputhej me parametrat e kërkuar, në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Të gjitha mostrat e tjera të marra për analizë nuk përputheshin me parametrat e kërkuar dhe në këto mostra është konfirmuar prania e bakterit Escherichia coli dhe baktereve koliforme. Me këtë është dëshmuar se akulli ishte i pasigurt për përdorim dhe i dëmshëm për shëndetin e njerëzve, për shkak të kontaminimit me baktere me origjinë fekale.

Pas marrjes së rezultateve, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka vulosur dhe sekuestruar makinat e akullit dhe ngrirëset me akullin e gatshëm, me peshë prej rreth 850 kilogramësh, sqarojnë autoritetet policore.

Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se prodhimi i akullit bëhej përmes tubacioneve të ujit të vendosura në disa pika, ndërsa punonjësit e ndërmarrjes publike “Plavaja” në Radovish kanë konstatuar se uji që përdorej në pjesën e bodrumit nuk matej përmes ujëmatësit.

Të dy personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor në Radovish.

You Might Also Like

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve

LEXO GJITHASHTU

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
TOP Momenti
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Lajme
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
TOP Momenti
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Lajme
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Lajme

You Might Also Like

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
TOP Momenti

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

September 27, 2026
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
TOP Momenti

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së

September 27, 2026
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
TOP Momenti

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

September 27, 2026
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
TOP Momenti

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?