By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dita e dhjetë e protestës, organizatorët: Nëse duhet, do të jetojmë në shesh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dita e dhjetë e protestës, organizatorët: Nëse duhet, do të jetojmë në shesh
TOP Momenti

Dita e dhjetë e protestës, organizatorët: Nëse duhet, do të jetojmë në shesh

Momenti
Published: September 25, 2026

Edhe në ditën e dhjetë të protestës para institucioneve të Kosovës, qytetarët kanë vazhduar të kërkojnë mbështetje institucionale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Me gjithë shiun, protestuesit janë mbledhur sërish në Prishtinë, duke përsëritur kërkesat e tyre dhe duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë ligjin për Gjykatën Speciale që tashmë është dërguar në Kuvend.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, tha se për dhjetë ditë me radhë protestuesit janë duke kërkuar dhe pritur, ndërsa theksoi se kërkesat e tyre tashmë janë të qarta.

“Sot u mbushën 10 ditë që takohemi këtu e që flasim, që kërkojmë e që presim, sonte edhe në shi jemi prapë këtu. Kërkesat tona tashmë dihen: kërkesa për dorëzimin e ligjit, është dërguar në kuvend, secili deputet le ta japë votën me bindjen e vet, por duhet ta votojnë, sepse nuk mundeni ta mbani këtë pezull dhe gjithë njerëzit të lodhen. Ne nëse duhet do të jetojmë në shesh e nëse fillojmë, ku do të jetoni ju? Mos harroni nëse ne jetojmë këtu, ju nuk mund të rrini të qetë duke menduar që heshtja do të mbyllë këto çështje, sepse UÇK nuk është pjesë e politikës ditore e qysh e tha sot ministrja e Drejtësisë. UÇK është historia që ne sot kemi institucione e ministra, prandaj kjo histori meriton mbështetje institucionale e jo heshtje”, tha ai.

“Ai është i gjallë” jehon fuqishëm në Prishtinë, Violetë Kukaj pjesë e protestës në mbështetje të UÇK-së

Në protestë foli edhe studentja Anisa Rukiqi, e cila tha se drejtësia është një nga shtyllat mbi të cilat ndërtohet liria dhe dinjiteti i një populli. Ajo e lidhi qëndrimin e saj edhe me përvojën familjare, duke treguar se gjyshi i saj ishte vrarë gjatë luftës.“Drejtësia është shtylla me të cilën ndërtohet liria, dinjiteti dhe e ardhmja e një populli, por sot përballë këtij vendimi absurd ndaj çlirimtarëve tanë po përballemi me paradoksin më të madh: njerëzit që kapën armën për të mbrojtur një popull nga shfarosja, ne sot frymojmë lirshëm, por dënohen nga një e ashtuquajtur drejtësi. Unë kam gjyshin martir, ai është vrarë në oborrin e shtëpisë, prandaj luftën nuk e di veç prej librave, por edhe prej dhimbjes së familjes që e kam”, u shpreh ajo.

Ndërsa, këngëtarja Violetë Kukaj tha se protestuesit janë mbledhur për një kauzë që duhet të vazhdojë të mbështetet edhe në ditët në vijim.

“Jemi mbledhur këtu për kauzën tonë, por jo vetëm sot, por gjithmonë të jemi bashkë për të mbrojtur të drejtën tonë, për luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo.

You Might Also Like

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve

LEXO GJITHASHTU

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
TOP Momenti
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Lajme
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
TOP Momenti
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Lajme
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Lajme

You Might Also Like

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
TOP Momenti

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

September 27, 2026
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
TOP Momenti

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së

September 27, 2026
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
TOP Momenti

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

September 27, 2026
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
TOP Momenti

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?