Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një klip duke nënshkruar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe duke e proceduar për Qeveri.
Në këtë video, Gërvalla shihet në disponim me stafin e saj, derisa u zotua se këtë ligj do ta jetësojnë.
“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka shkruar ajo.
The post “Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë appeared first on Gazeta Express.

