By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese
Lajme

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese

Momenti
Published: September 25, 2026

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe organizatave për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që në Gjykatën Kushtetuese ta referojë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në kërkesën e tyre, ata ngrenë pikëpyetje mbi kufijtë kushtetues të mandatit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe kërkojnë të vlerësohet nëse ky mandat është zgjeruar përtej autorizimit të përcaktuar në nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës.

Në dokument theksohet se neni 162, paragrafi 1, i Kushtetutës mundëson themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me qëllim përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës lidhur me Raportin Doc. 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të 7 janarit 2011.

Ndërkaq, sipas kërkesës, Ligji përcakton se këto institucione janë themeluar për procedura që lidhen me pretendime për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të cilat ndërlidhen me pretendimet e përfshira në raport dhe që kanë qenë objekt i hetimeve të Task Forcës Hetimore Speciale.

Sipas nënshkruesve, kjo nënkupton se Kushtetuta nuk ka paraparë krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal, por një mekanizëm të specializuar me një qëllim të përcaktuar.

“Ajo ka lejuar një mekanizëm të specializuar, brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës, për një qëllim të caktuar kushtetues dhe me lidhje të përcaktuar me pretendimet që çuan në themelimin e tij”, thuhet në kërkesë.

Në dokument, nënshkruesit i referohen edhe përmbledhjes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke argumentuar se aty është bërë një trajtim i gjerë i historisë, organizimit dhe strukturave politike e ushtarake të UÇK-së.

Në këtë përmbledhje, sipas kërkesës, janë trajtuar edhe komunikatat publike, emërimet, shërbimet e inteligjencës, policia ushtarake, zonat operative, si dhe objektivat që lidhen me sigurimin e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik e institucional.

“Trupi gjykues ka deklaruar se çështja nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo me qëllimin e saj për një Kosovë të pavarur. Ky sqarim është i rëndësishëm. Megjithatë, shtrirja e analizës ngre pyetjen nëse lidhja me pretendimet konkrete të Raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka funksionuar si kufizim real dhe efektiv i juridiksionit, apo si pikënisje për ushtrimin e një juridiksioni shumë më të gjerë mbi organizimin dhe veprimtarinë e UÇK-së gjatë dhe pas luftës”, thuhet në kërkesë.

Nënshkruesit vënë në diskutim edhe mënyrën se si interpretohet lidhja e përcaktuar në Ligj me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sipas tyre, nëse kjo lidhje interpretohet aq gjerësisht sa të përfshijë çdo krim të pretenduar, person, strukturë, politikë apo zhvillim që ka lidhje të përgjithshme historike me UÇK-në, atëherë kufizimi i përcaktuar në nenin 6 mund të humbasë efektin e tij juridik.

Për këtë arsye, kërkesa drejtuar Avokatit të Popullit përfshin disa çështje konkrete që kërkohet të sqarohen.

“Në këtë drejtim, kërkojmë të sqarohet nëse: • lidhja me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbën kusht material dhe të detyrueshëm për ushtrimin e juridiksionit në secilin rast; • kjo lidhje duhet të dëshmohet në raport me krimet konkrete, personat e akuzuar dhe qëllimin e pretenduar kriminal, dhe jo vetëm përmes një lidhjeje të përgjithshme historike ose organizative me UÇK-në; • neni 6, paragrafi 1, i lexuar së bashku me nenet 1, 7, 8, 9 dhe 12 të Ligjit, ofron kufizim mjaftueshëm të qartë, objektiv dhe të parashikueshëm të juridiksionit; dhe • një shtrirje e tillë, nëse konstatohet, është në përputhje me nenet 7, 16, 31, 33, 55, 102, 103 dhe 162 të Kushtetutës”, thuhet në kërkesë.

Në dokument sqarohet se kërkesa nuk synon të ndërhyjë në proceset gjyqësore individuale, të shqyrtojë provat kundër të akuzuarve, të zëvendësojë procedurën e ankimit apo të përcaktojë fajësinë ose pafajësinë e ndonjë personi.

Po ashtu, nënshkruesit theksojnë se kërkesa është bërë duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, të drejtat dhe dinjitetin e viktimave, të drejtën për proces të rregullt dhe mjetet juridike efektive.

“Ajo ka të bëjë me kufijtë kushtetues të legjislacionit përmes të cilit janë themeluar dhe funksionojnë Dhomat e Specializuara, si dhe me përputhshmërinë e juridiksionit dhe të formave të përgjegjësisë penale të parashikuara prej tij me Amendamentin nr. 24, të drejtat dhe liritë themelore dhe parimet kushtetuese të ligjshmërisë, sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe përgjegjësisë penale individuale”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa është dërguar në emër të nënshkruesve nga Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Në mesin e nënshkruesve janë Prof. Dr. Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe profesorë, studiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova, Norvegjia dhe Suedia.

Kërkesa në emër të nënshkruesve është dërguar nga Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

(Emrat e nënshkruesve janë renditur sipas alfabetit)

1. Prof. Dr. Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

2. Abit Hoxha, profesor asistent në Institutin për Studime Nordike dhe të Medias, Universiteti i

Agderit, Norvegji

3. Agon Maliqi, aktivist i shoqërisë civile

4. Dr. Armend Bekaj, hulumtues në Departamentin për Hulumtime të Paqes dhe Konfliktit,

Universiteti i Uppsalës, Suedi

5. Dr. Artan Mustafa, Universiteti i Prishtinës

6. Bajram Geci, hulumtues doktorature

The post Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

‘‘Jo në emrin tim’’, Liria ka Emër ndan foto nga protestat në Vushtrri, Gjilan e Suharekë, shihen numër i madh pjesëmarrësish
KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
Këshilli Drejtues i PDK’së miraton Deklaratë Politike: Kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
‘‘Joe Biden e tradhtoi’’, Endrit Thaçi e ndan fjalimin e Edi Ramës në New York
Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë

LEXO GJITHASHTU

Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive
Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive
TOP Momenti
Klekovski: Përfundoi regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve, sistemimi i tyre do të bëhet sipas nevojave të spitaleve
Klekovski: Përfundoi regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve, sistemimi i tyre do të bëhet sipas nevojave të spitaleve
TOP Momenti
Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare zbulojnë substancë të dyshuar narkotike
Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare zbulojnë substancë të dyshuar narkotike
TOP Momenti
Gërvalla: Ligjin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Gërvalla: Ligjin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
TOP Momenti
PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika
PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika
TOP Momenti

You Might Also Like

‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore
Lajme

‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore

September 25, 2026
Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria
Lajme

Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria

September 25, 2026
‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim
Lajme

‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim

September 25, 2026
‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën
Lajme

‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?