By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara
TOP Momenti

Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara

Momenti
Published: September 25, 2026

“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian është një çështje evropiane që duhet të shqyrtohet në kuadër të institucioneve evropiane dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara”, thotë ministja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, raporton “BTA”, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve AIM nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski.

Ministrja bullgare thotë se Bullgaria mbështet punën e Komisionit Evropian me secilin prej vendeve që negociojnë anëtarësimin, duke vlerësuar rezultatet e arritura në kuadër të Këshillit Evropian.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për një dialog konstruktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne shohim se një numër vendesh kandidate kanë bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e detyrimeve të tyre, përfshirë një mjedis të ndërlikuar sigurie. Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë gjithashtu detyrimet e saj dhe të fillojë ndryshimet e nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane”, tha Ministria e Jashtme bullgare.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski për AIM më herët deklaroi se Maqedonia këmbëngul që Bashkimi Evropian të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme me Bullgarinë, me çka Maqedonia këtë do ta lejojë të bëhet përmes shteteve anëtareve individuale ose përmes institucioneve evropiane.

“Është e rëndësishme për ne që në të gjitha bisedimet që do të zhvillojmë me Bullgarinë në të ardhmen, të ketë pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian”, tha Mucunski. Ai specifikoi se nuk është e rëndësishme nëse kjo do të jetë pjesëmarrja e shteteve anëtare individuale apo e institucioneve evropiane, por përkundrazi është e rëndësishme “që të ketë të paktën një vend më shumë në këtë proces” që do të ndihmojë në ndërtimin e besimit.

Sipas Mucunskit, aktualisht ekziston një “mungesë themelore besimi” midis Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/

You Might Also Like

Hetimet ndaj ish-kreut të SHISH, Rama jep mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza” – nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Zubin Potoku nën hetim për krime lufte, 13 persona të arrestuar deri më sot
Albulena Haxhiu: Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë
Shqiptarët në Teksas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales
741,446 turistë vizituan Maqedoninë në 7 muajt e parë të vitit

LEXO GJITHASHTU

Shqiptarët në Texas nesër protestojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Shqiptarët në Texas nesër protestojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme
Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi
Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi
Lajme
71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin
71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin
Lajme
Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para
Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para
TOP Momenti
​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”
​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”
TOP Momenti

You Might Also Like

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
TOP Momenti

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

September 27, 2026
Kosova përballë vetvetes
TOP Momenti

Kosova përballë vetvetes

September 27, 2026
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
TOP Momenti

AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve

September 27, 2026
Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!
TOP Momenti

Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?