By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Pa vonesa të mëtejme”, Kurti kërkon që Kosova të marrë statusin e shtetit kandidat për në BE
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Pa vonesa të mëtejme”, Kurti kërkon që Kosova të marrë statusin e shtetit kandidat për në BE
Lajme

“Pa vonesa të mëtejme”, Kurti kërkon që Kosova të marrë statusin e shtetit kandidat për në BE

Momenti
Published: September 24, 2026



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të mërkurën në New York ka marrë pjesë në një drekë të shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka thënë se Kosova duhet ta marrë pa vonesa të mëtejme statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte përgjigje ndaj, siç ka thënë ai, besnikërisë së Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe përcaktimit të saj strategjik euroatlantik, si dhe do të shërbente si nxitje për reforma dhe zhvillim të mëtejshëm.

Kurti ka përmendur edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, duke kritikuar faktin që, sipas tij, aplikimi ende po mbahet “në sirtar”.

“Mbajtja në sirtar e aplikimit të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, përderisa jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuaj tërë fushat, përveçse padrejtësi ndaj Republikës së Kosovës do të ishte inkurajim i akterëve destabilizues rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova “nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng” i Serbisë, të cilën e ka akuzuar se mbron dhe shpërblen persona që, sipas tij, kanë kryer krime gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Kurti ka kritikuar gjithashtu Serbinë për mohimin dhe fshehjen e krimeve, mungesën e bashkëpunimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë, si dhe për, siç ka thënë ai, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

source

You Might Also Like

 Dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh, arrestohet një person në Gjakovë
Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë
PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë
Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

LEXO GJITHASHTU

Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku
TOP Momenti
Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
TOP Momenti
Sulmohet nga qentë endacak një e moshuar në Tetovë, përfundon në spital
Sulmohet nga qentë endacak një e moshuar në Tetovë, përfundon në spital
TOP Momenti
Djali i Thaçit, i Veselit e ai i Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e vrasjes së tij
Djali i Thaçit, i Veselit e ai i Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e vrasjes së tij
Lajme

You Might Also Like

Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme
Lajme

Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme

September 24, 2026
Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”
Lajme

Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”

September 24, 2026
Deklarata e Vlora Hysenit ndaj gazetares, reagon televizioni: E mbështesim Kloadiana Lalën, akuzë e rëndë, përpjekje për ta intimiduar
Lajme

Deklarata e Vlora Hysenit ndaj gazetares, reagon televizioni: E mbështesim Kloadiana Lalën, akuzë e rëndë, përpjekje për ta intimiduar

September 24, 2026
“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor
Lajme

“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?