Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Obiliq.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 18:20.
“Obiliq / 23.09.2026 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në lokacion ku kanë gjetur 3 gëzhoja”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit i cili ndodhet në kërkim policor.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

