Kongresisti amerikan Joe Wilson ka reaguar ndaj sulmeve të fundit ruse mbi Kievin, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Wilson tha se Rusia bombardoi kryeqytetin ukrainas me raketa pikërisht në kohën kur anëtarë të Kongresit amerikan po takoheshin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sipas tij, në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po zhvillonte takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
“Mjaft është mjaft. Krimineli i luftës Putin kapet dëshpërimisht pas luftës dhe vdekjes. Duhet të ushtrohet presion maksimal”, shkroi Wilson në platformën X.
Kongresisti republikan përdori gjuhë të ashpër edhe ndaj Lavrovit, duke e cilësuar atë si “qenin besnik të Putinit”.
Russia bombarded Kyiv with more missiles at the very moment Members of Congress met with President @ZelenskyyUa and @SecRubio met with Putin lapdog Lavrov to push for an end to the invasion of Ukraine. Enough is enough. War criminal Putin desperately clings to war and death.… pic.twitter.com/xJ8q5RBS0X
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 24, 2026
The post “Lavrov – qen besnik i Putinit”, Wilson: Ndaj kriminelit të luftës duhet të ushtrohet presion maksimal appeared first on Gazeta Express.

